Felaj: Komisioni hetimor për
CEZ pengon punën e prokurorisë

Felaj: Komisioni hetimor për<br />CEZ pengon punën e prokurorisë
Ermonela Felaj, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin tha sot se ngritja e komisionit hetimor lidhur me marrëveshjen mes Qeverisë shqiptare dhe CEZ-it pengon hetimet e prokurorisë.

Nga foltorja e parlamentit, Felaj u shpreh se ngritja e komisionit, që është kërkesë e Partisë Demokratike, ushtron presion mbi prokurorinë që aktualisht po heton për këtë çështje, cënon provat si dhe është një mënyrë "për të shmangur fajtorët e vërtetë".

Felaj u ndal edhe në dy komisionet hetimore që aktualisht kryejnë funksionin e tyre, atë për serverin e tatimtve dhe për emërimet në administra: “Më shumë se 2 vjet kemi 2 komisione dhe puna është e pa përfunduar, ju asgjë nuk do përfundoni”, ndërsa shtoi se kur PS ishte në opozitë kërkesat e saj për ngritjen e komisioneve hetimore nuk janë pranuar.

“Përfunduimisht për ju vlen qartë shprehja. Ngritja e komisioneve hetimore mjeti më i mirë për të kaluar kohë”, e mbylli fjalën e saj Felaj.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI