Felaj: Rritet dënimi për
shqiptarët që shkojnë në Siri

Felaj: Rritet dënimi për<br />shqiptarët që shkojnë në Siri
TIRANE- Dënim maksimal për të gjithë shqiptarët që bëjnë thirrje apo luftojnë në një shtet të huaj. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj sqaron për “Shqiptarja.com”, ndryshimet e propozuara në ligj dhe penalitetet për shkelësit e ligjit. 

Znj. Felaj për çfarë arsyeje ju dhe një grup deputetësh të mazhorancës keni inicuar ndryshimin në Kodin e Procedurës Penale për shqiptarët që luftojnë jashtë vendit?
Pas shqetësimeve të kohëve të fundit për përfshirjen e shtetasve shqiptarë në konflikte të armatosura që ndodhnin jashtë territorit shqiptar ishte kthyer në domosdoshmëri propozimi për ndryshime në ligj. Në konsulta të vazhdueshme me organin e Prokurorisë për këto ndryshime, morëm dakordësinë dhe mbështetjen e nevojshme për ndryshimet në fjalë dhe propozuam disa penalitete në Kodin e Procedurës Penale për këta persona që bëjnë këto shkelje.

Çfarë penalitetesh përfshijnë këto ndryshime që ju propozoni dhe pse nuk ishin bërë më parë?
Kjo nismë ligjvënëse, që unë bashkë me kolegët e mi deputetë kemi propozuar në Komisionin e Ligjeve, parashikon shtimin e tri dispozitave të reja në Kodin Penal që lidhen me “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”, “Thirrja për pjesëmarrje në veprime luftarake të dhunshme në një shtet të huaj” dhe “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj. Ne shpresojmë që këto ndryshime të miratohen brenda këtij sesioni parlamentar dhe të hyjnë në fuqi në datën 1 korrik 2014 në mënyrë që të jenë të efektshme pasi përmbushin pritshmërinë e të gjithëve për trajtimin e këtyre fenomeneve kriminale.

Ishin të nevojshme këto ndryshime dhe deri në çfarë mase rëndojnë ato pozitat e personave të ndaluar nga policia?
Ndryshimet që ne kemi propozuar kanë qenë të nevojshme, pasi nuk përfshiheshin në ligjin aktual. Fenomeni i shqiptarëve që organizonin thirrje apo organizonin grupime për të luftuar jashtë territorit shqiptar ishin një fenomen i ri me të cilin u ndeshëm, ndaj edhe ndryshimet ishin një domosdoshmëri. Besoj se në këtë mënyrë organet e gjyqësorit do të bëjnë më lehtë punën e tyre dhe personat që kryejnë këto vepra penale do të marrin dënimin maksimal.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  



 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale