Felaj: Shteti merr për herë të
parë përgjegjësinë për 21 janarin

Felaj: Shteti merr për herë të<br />parë përgjegjësinë për 21 janarin
TIRANE - Shteti shqiptar merr përsipër për herë të parë pas 4 vitesh, përgjegjësinë e plotë për vrasjen e katër personave, në tragjedinë e 21 janarit, në bulevardin qendror të kryeqytetit.

Ky vendim i fortë politik vjen në kushtet kur ende mungon përgjegjësia e dhënë nga drejtësia shqiptare. Ishte Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj e cila në një konferencë nga Kryeministria bëri publik hapin e parë të marrjes përsipër të fajit nga ana e shtetit.

Një pensioni i posaçëm për familjarët e 4 të vrarëve do të pasohet me një mekanizëm të ri alternativ në drejtësi për nxjerrjen para ligjit të urdhëruesve të vrasjeve.

Kjo pasi sipas Felaj, ende pas katër vitesh nuk është bërë drejtësi e plotë, nga ana e autoriteteve të drejtësisë, ndërsa nënvizoi se qeveria shqiptare, nuk e ka harruar dhe nuk mund ta harrojë krimin e vitit 2011 kur u vranë 4 persona të pafajshëm në derën e Kryeministrisë.

Mekanizmi i ri alternativ i kërkimit të drejtësisë, u përmend edhe nga kryeministri Rama pas takimit që pati në këtë 4 vjetor me familjarët e të vrarëve por mbetet për t’u zbuluar se cili do të jetë veprimi konkret i dytë i qeverisë pas marrjes së përgjegjësisë.

Më poshtë deklarata e plotë për mediat e Ministres Ermonela Felaj:


Katër vjet më pas, drejtësia për 21 Janarin ende mungon. Drejtësinë e kërkojnë jo vetëm familjarët e Ziverit, Hekuranit, Aleksit dhe Faikut, por e kërkon çdo shqiptar që katër vjet më parë ishte dëshmitar i krimit shtetëror që mori jetën e katër qytetarëve të pafajshëm, në Bulevardin qendror të Tiranës. Kush mendon sot se krimi i 21 Janarit është një çështje e mbyllur, që thjesht mund të endet në kalendat e drejtësisë shqiptare, gabon. Gabon rëndë. 21 Janarin kjo qeveri nuk e ka harruar dhe nuk ka për ta harruar deri sa të vendoset drejtësi e plotë. Pasi 21 Janarin nuk e harron dot asnjë shqiptar. Nëse krimi shtetëror që mori jetën e katër qytetarëve të pafajshëm po vonon të zbardhet nga drejtësia, ne, pasi kanë kaluar plot katër vjet, i bëjmë thirrje drejtësisë të veprojë. Por nëse drejtësia do të vazhdojë ta vonojë drejtësinë që 21 Janari meriton, shqiptarët të jenë të sigurt se një mekanizëm alternativ do ta vendosë në shinat e duhura drejtësinë shqiptare sa i takon kësaj çështje. Qeveria shqiptare sot ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm, për të pajisur me pension të veçantë familjarët e të vrarëve të 21 Janarit. Ky është hapi i parë ligjor përmes të cilit shteti shqiptar merr përsipër përgjegjësinë e plotë për vrasjen e katër qytetarëve shqiptarë, në bulevardin kryesor të Tiranës.  Por ky është vetëm hapi i parë drejt një drejtësie të plotë që duhet të nxjerrë përpara ligjit urdhëruesit dhe ekzekutuesit e katër vrasjeve, me radhë, një e nga një.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave