Felix Bilani çel ekspozitën “Dritë dhe
shpirt” në FAB me fotografi artistike

Felix Bilani çel ekspozitën “Dritë dhe<br />shpirt” në FAB me fotografi artistike
TIRANE- “Lux Lucis, et Anima” (dritë dhe shpirt) quhet ekspozita e fotografit të njohur Felix Bilani, e cila është hapur për publikun ditën e hënë në Galerinë FAB, pranë Akademisë së së Arteve. Kjo ekspozitë fotografike do të qëndrojë e hapur deri më 29 prill, ndërkohë që Bilani pohon për “Shqiptarja.com” se një tjetër ekspozitë më e madhe me veprat e tij pritet të hapet së shpejti në Hotel Sheraton. Veprat e kësaj ekspozite janë tw pasura me elementë artistikë, të cilët janë në harmoni me teknikat mjeshtërore të fotografisë.

Elementët dhe detajet e natyrës kanë ardhur në këtë ekspozitë në cilësinë e një vepre artistike. Dy zogj “të dashuruar”, loja e hijes dhe dritës, natyra, uji lulet të gjitha janë përbushur me meditimet dhe filozoginë e autorit të kësaj ekspozite. Feliks Bilani i përket atij brezi fotografësh e reporterësh që në fillim të viteve ’90 iu përkushtua medias. Ishin vitet e tranzicionit, të kalimit nga diktatura në demokraci. Liria individuale në raport me mungesën e lirisë kolektive bëhet fokus për syrin e fotografit Bilanit.

Që nga ai çast ai kalon nga fotoja informative dhe sociale në foton artistike. Trupi i femrës me dritëhijet e saj shndërrohet në objektin e një ekspozite të rëndësishme të Feliks Bilanit. Këtë ekspozitë ai e çeli në vitin 2009. Që aty u vunë re teknikat e pësosura të lojës artistike me dritën dhe hijen. Tek ekspozita “Lux Lucis, et Anima” (dritë dhe shpirt) objektivi i Bilanit hyn më në thellësi të materies duke zbuluar forma dhe përbërje sensuale edhe në botën bimore dhe shtazore në të gjitha fotot e tij që vijnë në syrin e vizitorit si vegime poetike.

Detajet e shndërrojnë fotografinë e Bilanit në pikturë dhe poezi, ku nuk mungojnë aromat dhe tingujt muzikorë. Tek e fundit si filozofi bazë në fotografitë e Bilanit qëndron metafora. Ndaj fotografitë e tij mbeten përherë mbresëlënëse.    


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni