Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një fëmije 9 muajsh, të cilit i është injektuar hollues gjaku për të rritur në vend të antibiotikut për fëmijë.
Problemi ka nisur nga farmacistja e cila në vend të antibiotikut të përshkruar në recetë nga mjeku pediatër ka dhënë hollues gjaku për të rritur, duke u pasuar me injektimin e holluesit nga infermierja e Qendrës Shëndetësore Laprakë.
Mario Ndregjoni, babai i djalit 9 muajsh tregoi për gazetarët e Fiksit se mjekja pediatre i dha një recetë për djalin, në të cilën përshkruhej antibiotik Claxon 40 mg, ndërkohë tek farmaci “Rubini” në Laprakë, farmacistja i dha CLEXAN 4000 unite, një hollues gjaku për të rritur.
“Pasi na e dha farmacistja, djalit ja injektoi infermierja, djali ka 10 ditë i shtruar në pediatri, nuk po di çfarë po ndodh”, thotë Mario.
Ndërkohë, ai është i shqetësuar se çfarë mund t’i ndodhë më vonë pasi nga askush nuk merr një përgjigje përfundimtare. Kjo vjen sipas tij pasi burri i farmacistet është mjek i njohur dhe mjekët e kanë koleg.
“Kërkoj të dalë e vërteta, sepse farmacistja ka futur seksera për të na ofruar para që të mos denoncojmë”, thotë Mario.
Fiksi solli bisedën e prindit të të miturit me nje zotëri të prezantuar si daja i infermieres i cili thotë se mbesa e tij ka gabuar, madje ajo është interesuar të mjekët dhe i kanë thënë se fëmija mund të kishte vdekur. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Laprakë ka dhënë vërejtje për injeksionin e gabuar që i bëri fëmijës dhe e ka hequr nga ai pozicion pune infermieren. Madje ajo thotë për qytetarin se e pranojnë gabimin e bërë dhe ai si prind ka të drejtë.
Ndërsa infermierja thotë se ka menduar që djali 9 muajsh mund të ketë pasur Covid 19 dhe i është trashur gjaku.
Për gazetarët e Fiksit, pronarja e farmacisë Besa Dogjani, pranoi se farmacistja ka gabuar, dhe falenderon Zotin që fëmija nuk kishte hemorragji.
Prindi shkoi edhe në një farmaci rastësore për të pyetur për injeksionin e dhënë dhe atë të përshkruar. Farmacistja e përlotur vendos duart në kokë dhe thotë ky është gabim fatal./ TCH
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11362
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Posedim dhe shitje kokaine, 5 të arrestuar në pak orë në kryeqytet
17 Shkurt, 15:15
-
Ikona e teatrit dhe kinemasë, Robert Ndrenika mbështet Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë
17 Shkurt, 14:52
-
Tiranë/ Thyente xhamat e makinave dhe vidhte paratë e sende personale, arrestohet 29-vjeçari (VIDEO)
17 Shkurt, 13:55
-
Dosja për vrasjen e Martin Canit! Si lindi sherri brenda ‘Fan Nolit’, pas grushteve në shkollë 14-vjeçari u kërcënua me ‘buqetë lulesh’
17 Shkurt, 13:46
-
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!
17 Shkurt, 12:17
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
VIDEOLAJM/ Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'
17 Shkurt, 09:47
-
Aksident i rëndë në Tiranë – Durrës, vdes shoferi plagosen 3 pasagjerët, po shkonin në punë! Makina u përplas me trafikndarësen, pasi dolën në rrugë i mori para një mjet tjetër (EMRAT+VIDEO)
17 Shkurt, 08:34
-
'Amarcord'/ Reparti sekret ushtarak 8770, ku Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra u stërvitën! Rrëfimi ekskluziv i ushtarakut Eduart Abazi për Report Tv
16 Shkurt, 21:34
-
Veliaj ndan FOTOT: Vila në Qerret e vjehrrit, po persekutohet edhe në atë botë nga prokurori pervers! Gjykata i thotë Saliut shko tek vila e vajzës në Lalëz
16 Shkurt, 16:42
-
Shpërndante kokainë në Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari! Nën hetim pasagjeri për moskallëzim krimi (EMRI)
16 Shkurt, 13:07
-
Monitorim me makinë inteligjente, Rrugorja e Tiranës 'kap mat' shoferët që s’respektojnë rregullat, rreth 6700 gjoba për një javë (VIDEO)
16 Shkurt, 10:38
gabimi fillon nga mjeku.receta duhet shkruar e qarte me emrin e ilacit.dozen qe eshte 1gr dhe jo40mg,menyren e perdorimit.ketu ne shqiperi gjysma e mjekeve i skruane rec ne arabishtdhe farmacisti duhet ti perktheje ato
PërgjigjuMegjithese ne pamje te pare gabimi eshte bere fale nje ngaterese gramatikore nga ngjashmeria e emrave te ilaceve,ky mund te kishte qene fatal per foshnjen.Sa per infermjeren,nuk e kuptoj se perse prindi i femijes bisedon per kete ceshtje me dajen e infermjeres?! C'pune kishte daja kur ne kete mes duhet te ishte vetem spitali ose policia,ose avokatet e paleve?! Prandaj shqipot mbeten gjithemone me gisht ne goje kur vjen puna per drejtesi,aty ku nuk can leku,can daja,motra,kusheriri e miku i mikut!
PërgjigjuKjo është nji tragjedi nga pakujdesia,jo vetëm e farmacistes dhe infermjeres ,por dhe e prinderve.Ilaçet duhen kontrolluar para se të përdoren ,sepse ndodhin edhe gabime të tilla nga farmacistët.Shpresoj dhe uroj që vogëlushi të sherohet sa më shpejt,dhe i uroj gjithë të mirat në jetë.
Përgjigju