Një ditë më parë bëra një status, se si vete Blendi, qe predikon ligj dhe rregulla është i pari qe i shkel ato, duke iu referuar një statusi te tij për ngjarjen e trashtë te Himarës, shume te ndjere me thëne te drejtën, madje i publikuar dhe ne portalin qe unë zotëroj. Ne po te njëjtën dite, pas statusin tim dhe shume te tjerëve sigurisht, Blendi na qenka prekur nga foto e publikuar nga "miqtë" e tij  qe i duan te mirën dhe reagoi përmes një statusi tjetër autokritike, ku me shume si kërkese ndjese dukej një forme e dëshpëruar për te justifikuar sjelljen e tij aspak normale, qe nuk ndryshon kryekëput nga fëmijët e pasanikeve apo banditëve qe shkelin çdo ligj, sikurse citon vete ai. (Statusin e Blendit e lexoni tek fotot mposhtë)

Kur them qe reagimi i tij i djeshëm ishte një justifikim i dëshpëruar,  dua te sqaroj dhe gazetarin por dhe miqtë e mi, se Blendi pretendon qe dalja e tij me skaf ne breg te detit është bere ne mënyre te mire organizuar, lindur nga dëshira e tij për te promovuar turizmin dhe për ti lehtësuar punën operatorit te emisionit përmes zbritjes se tij te sigurte ne breg, ketë përmes skafit luksoz me vlere minimale prej 700 mije $, ne pronësi te Samir Manes, njëkohësisht aksioner ne TV Klan...

Pra Blendi e parkoi skafin pak metra me tutje pushuesve, te cilën e ilustron me shigjeta dhe sipas logjikes se tij, kjo është njësoj si te kalosh me semaforin e kuq ne kryqëzim dhe t'i thuash policit qe te ka ndaluar për kundravajtje ligjore: Vazhdova me te kuq se nuk pashe njeri te ecte ne rruge!

Dikush nga miqtë e Blendit duhet t'i kujtoj arsyen pse polici i mori jetën fëmijës se mitur, e beri për te njëjtin qellim... te merrte kollaj prindërit e tij ne breg, qe kishin ardhur nga jashtë për te bere turizëm.

Ama për dreq, unë di dhe një histori për Blendin, qe ai e di mire por nuk ka guxim ta tregoje. Për ata qe e njohin nga afër gazetarin e dine qe është pasionont i zhytjeve ne ujë dhe ketë e bene sa here qe shkon ne vilen e tij te pushimeve ne kompleksin Green Coast ne Palasë, ne pronësi te Manes. Një dite djali i biznesmenit Mane, po bënte manovra te rrezikshme ne det me motorin e tij te ujit dhe Blend zhytësi u ndje i kërcënuar prej tij dhe njoftoi shefin e policisë përgjegjës për rendin e zonës, i cili referuar denoncimit te gazetarit, kreu detyrën dhe sekuestroi motorin e ujit... te nesërmen shefin e policisë e transferuan...

Ketë histori nuk e di as Samir Mane, vetëm unë dhe Blendi

Prandaj Blendi është fajtor, e para se kur flet për fëmijët e pasanikeve, e heq përgjegjësinë nga prapanica e tij, duke folur ne përgjithësi si fallxhor pa përmendur emra.

E dyta, duke i shtrire me pas dorën Samir Manes, për ti marre ne përdorim skafin pas ngjarjes qe i rrezikoi jetën gazetarit, sigurisht për te përmirësuar kushtet e punës se kameramanit... tani kemi dy vrasës: një me motor uji qe e drejton si i çmendur dhe një me skaf qe parkon ne breg... pra fëmije pasanikesh dhe banditë qe shkelin ligjin dhe një gazetar qe hesht!

E treta por jo me pak e rëndësishmja... lum kameramani për jetën luksoze qe ka!

Dikush nga miqtë e Blendit, kur t'i çojnë foton, duhet t'i vendosin dhe një dixhiturë: BURRAT KERKOJNE DHE FALJE O BLEND!