TIRANE - West (Live from basement) (perëndim-drejtpërdrejt nga bodrumi), kjo është video e re e grupit "The Alicka Problem). Joni dhe Julia Aliçkaj, janë dy prej pjesët¬arëve të një grupi rock-y shqiptaro-gjerman. Video e tyre më e fundit, e hedhur në youtube, deri dje kishte marrë mbi 280 shikime. E gjatë 5.21 minuta, video është konceptuar nga Julia Aliçkaj, që luan edhe në kitarë, ndërsa kënga në anglisht i është besuar Jonit, vëllait. Videoklipi është shumë prekës dhe denoncues, njëkohësisht: Është shqiptari i dikurshëm, i dlirë, i pastër, i pafajshëm, përballë atij të sotmit, konsumator droge, i dhënë pas seksit, pas reality show-t pervers. Video që mund të shihet në linkun KLIKONI KETU PER TE PARE VIDEOKLIPIN nis me tingujt e tambureve të baterisë, ndërsa në sfond janë dy djem të mitur, njëri me fustanellën e Jugut dhe tjetri me tirqet e Veriut që kërcejnë bashkë një valle burrash. Pastaj një film vizatimor, ku një tufë pëllumbash të bardhë ngjiten drejt qiellit të zi. Pastaj kthehemi në ditët e sotme: Një sekuencë nga dita e parë e spektaklit "Vip Shpija" që organizohet në Kosovë, ku një femër ngrihet me përtesë dhe në gjendje të paqëndrueshme, duke kërcyer si e ndërkryer para pas shpinës së pjesëtarëve të tjerë të spektaklit.
Pas këtij momenti hyn kënga e Joni Aliçkajt: "Hey sweet!", ndërsa dy djemtë kërcejnë vallen, duke u rrotulluar, përkulur dhe rrahur dyshemenë e skenës me pëllëmbë, pastaj sërish femra e ndërkyer te Vip Shpija në ditën e tretë, një filmim 3-sekondësh me lulet e qershisë të çelura në pranverë, femra që spërdridhet, një insekt i ngecur në epruvetë, një tabelë "Drugs', femra që hipën për të kërcyer majë tavolinës, dy duar që përgatitin djegien e heroinës, pastaj një skenë epshi seksual mes një çifti, pastaj sërish femra te "Vip Shpija" që heq pallton. Më pas një djalë i shtohet valles popullore, një aktore e ish-Kinostudios "Shqipëria e re" hyn me insert, pastaj droga që po zien mbi flakë, shiringa që mbushet me lëngun pa ngjyrë, drogën, gati për tu injektuar. Futet një imazh i Jimmy Hendrix, lulet e qershisë në pranverë, një çift femrash në plazh që dënden me alkool, lëngjet që pluskojnë në ajër nga mungesa e peshës së rëndesës. Sillen më pas imazhet e një valleje në fshat në Jug, dy burra që kërcejnë si ritmet e vogëlushëve, por në një truall dheu, një perëndim i kuq që ikën shumë shpejt, fëmijë të pafajshëm që luajnë mbi bar në një oborr. Pastaj ish-missi Valbona Çoba në fillim të viteve '90, në të parin konkurs bukurie në Shqipëri, për të kaluar te protestat e dhunshme: përplasjet mes policisë dhe demonstruesve, sa në Kosovë, sa në Shqipëri, një polic që përpiqet më kot të ndalojë një djalë mbi të njëzetat, që çapëlen tortën e 28 nëntorit te pallati i kulturës në Tiranë.
Pastaj sërish vallja e burrave të Jugut, gazi lotsjellës që policia hedh mbi demonstruesit e Vetëvendosjes në Prishtinë, përplasja e dhunshme mes lojtarëve serbë dhe grekë gjatë takimit miqësor të basketbollit. Volumi rritet në maksimum, kitara dhe bateria janë zenith, ndërsa pamjet filmike japin sërish turmën që sulet mbi tortën gjigande të Pavarësisë në Tiranë, njerëz që gjuajnë njëri-tjetrin me ëmbëlsirën e rekordit të bashkisë së Tiranës, një shimpanze del për paralelizëm, sërish seks me vajza të zhveshura në plazh, policë kosovarë dhe arrestojnë demonstrues, banorë të zonave rurale të bërë qull dhe që qajnë, gjatë përplasjes me policinë për të marrë një copë tortë pavarësie, pastaj sërish vajza dhe djemtë e valles, kësaj radhe shumë djem. Një burrë që qëllon me pistoletë në një dasmë në Kosovë, ndërsa para tij, dasmorët mbyllin veshët dhe fusin kokat mes supeve. Një vajzë bionde 5-vjeçare që qan para kangjellave të hekurta, pse nuk arrin të marrë një copë tortë, një djalë që i kapërcen, një grua që alivanoset dhe e mbajnë policët nga krahët. Në fund një natë e errët dhe një agim që po çel, i ndarë në dy plane. Dhe në fund po në dy plane një femër bionde që përqesh duke nxjerrë gjuhën. Me të gjithë.
Reagimin e Ambasadorit Ylljet Aliçkaj për fëmijët e tij e lexoni në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) KLIKONI KETU PER TE LEXUAR ME SHUME
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com