Fëmijët e Horës së Arbëreshëve 
festojnë në SHQIP Krishtlindjet 

Fëmijët e Horës së Arbëreshëve <br />festojnë në SHQIP Krishtlindjet 
Këtë video e ka postuar në facebook-un e tij studiuesi i njohur arbëresh, Matteo Mandala. Videoja është ndjekur me kërshëri dhe admirim nga miqtë e tij shqiptarë e italianë që mrekullohen me këta fëmijë të vegjël të Horës së Arbëreshëve, që vijojnë të flasin ende gjuhën shqipe. Arbëreshët jetojnë si pakicë etnike në Itali që nga shekulli i 15-16-të.
 
Arbëreshët e Italisë jetojnë kryesisht në rajonet e Abrucit, në Kalabri e Sicili. Të parët e tyre janë të mërguar nga trevat arbërore për shkak të përndjekjes nga pushtuesit turq. Mërgata të tjera vijuan edhe në shekullin e 17-të. Arbëreshët u strehuan në vendin fqinj të Italisë dhe kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet shqiptare.

Krahas përdorimit të gjuhës italiane arbëreshët janë munduar që ta ruajnë dhe ta përcjellin gjuhën shqipe brez pas brezi. Ja si i këndojnë këta fëmijë të vegjël Këngët e Krishtlindjes, ose “Kënka Krishlindje” siç i thonë ata vetë, në trajtën gjuhësore të shqipes së para 500-600 vjetëve.

Është shumë emocionuese dëshira dhe sinqeriteti i këtyre fëmijëve për të festuar Krishtlindjet në gjuhën e të parëve. Sipas statistikave në Itali sot numërohen mbi 260.000 njerëz që flasin gjuhën arbërore. Ende sot qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin