Në kuadër të javes informuese artistike me rastin e vizites së Papa Franceskut në Shqipëri, nxënës të klasës së 9-të te shkollës "4 Dëshmorët" në Tiranë shoqëruar nga mësuesit e tyre, bënë një vizitë në Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit.

Pasi u njohën me ambjentet dhe funksionet e AQSHF-së, fëmijët  zhvilluan një takim interaktiv në sallën e kinemasë me Dom Gjergj Metën, i cili u foli me gjuhën e tyre për rëndësinë e vizitës së Papës dhe mesazhet e harmonisë fetare e dashurisë njerëzore që përcjell kjo javë e madhe.

Më pas ata ndoqën edhe dokumentarin "Nënë Tereza", i cili flet mbi jetën dhe aktivitetin e bamirëses. /ATSH/