'Fëmijët ecin 7 km për të shkuar në shkollë, rrezikohen nga kafshët e egra', Ish-deputeti i PD Dibër: Qeveria të mundësojë transportin (VIDEO)

DIBER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike në zonën e Kloskatundit në Dibër Xhemal Gjunkshi i ka kërkuar qeverisë që të mundësojë transportin e nxënësve të shkollës së fshatit. Sipas PD fëmijët përshkojnë 7 kilometra për të shkuar dhe 7 të tjera për t'u kthyer në shtëpi.

Gjunkshi thotë se terreni është mjaft i vështirë dhe përveç kësaj fëmijët mund të jenë të rrezikuar edhe nga kafshët e egra që ka në këtë zonë.

“Gjatë rrugës duke ardhur nga Burreli për në Peshkopi, në afërsi të Qafë Dushkut, pash tetë fëmijë të vegjël nga mosha 5 deri në 10 vjeç të cilët të cilët po shkonin në shkollë. Nuk  e kuptoj se si këta fëmijë mund të lëvizin në këto kushte, në këtë terren që është kaq i vështirë, që të lëvizin vetëm, pa një mjet transporti. Është e pa tolerueshme ku këtu terreni është shumë i vështirë, ka edhe kafshë të egra. Të mos presim që të ndodhë një fatkeqësi dhe qeveria të kujtohet për të siguruar transportin e këtyre nxënësve. Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirrje qeverisë, kryeministrit Rama, që të marrë masa urgjente për sigurinë e trasnportit të këtyre nxënësve të cilët udhëtojnë në një terren mjaft të vështirë dhe në kushte mjaft të vështira të motit”, thotë Gjunkshi.

Foto e publikuar nga Partia Demokratike

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 25/01/2020 21:57

    NUK ka pare qeveria per te blere nje furgon ,,,sepse e bejne 1 km rruge 20 milion euro,,,prandaj nuk ka para se jane hajdute te poshter...ptu...

    Përgjigju
  • Une: 24/01/2020 15:44

    Im bir përton të shkojë në shkollë me makinë

    Përgjigju
  • Ilo: 24/01/2020 12:02

    O Xhemal po' ne qe ecnim me nga 10km shkuarje dhe 10km ardhje nga Qafmurra ne Lunare ne Selishte apo nga Lashkiza ne Zall Dardhe dhe anasjelltas ne bore shi e furtune dhe nuk na gjeti asgje, mos na I mesoni femijet by.. pambuke, per politiken e mbrapsht te dites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?