TIRANE - Tre fëmijë janë helmuar menjëherë pas konsumimit të akullores në një pastiçeri të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme teksa 3 fëmijët janë dërguar në qendrën spitalore Nënë Tereza në gjendje të intoksuar, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Pasi kanë marrë ndihmën e parë dhe pasi u janë bërë serume, fëmijët janë dërguar në shtëpi.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ka qenë babi i tre fëmijëve i cili ka denoncuar në polici mbi helmimin, që sipas tij ka ardhur nga konsumimi i akullores në pastiçërinë pranë rrugës "21 Dhjetori" në Kryeqytet.
Lulzim Gjata, denoncoi në komisariatin numër 2 helmimin e fëmijëve të tij me inicialet I.Gj, Gj.Gj dhe K.Gj, respektivisht 7, 5 dhe 4 vjeç.
Ndërkaq, policia shoqëroi sot pronarin e pastiçerisë Ilir Zylka, 61 vjeç, ndërsa po bëhen ekzaminimet në të për të kuptuar nëse përbërësit e akullores janë të shëndetshëm dhe brenda normave ushqimore.
Ndërkohë që pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar qartë nëse helmimi ka ardhur nga akullorja apo ndonjë ushqim tjetër.
Policia në deklaratën e sotme nuk e ka raportuar ngjarjen, por nga burime zyrtare raportohet se është bërë shoqërimi i pronarit të pastiçerisë i cili po gjykohet në gjendje të lirë deri sa të dalë ekspertiza.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com