'Fëmijët i lashë jetimë', Vrau gruan dhe më pas e filmoi, burg përjetë për shqiptarin në Gjermani

'Fëmijët i lashë jetimë', Vrau gruan dhe më pas e filmoi, burg përjetë për shqiptarin në Gjermani

Jetmira Beka dhe Besmir Ademi

Besmir Ademi, 37-vjeçari shqiptar i cili vrau gruan me thikë dhe më pas e filmoi është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani. Krimi i përgjakshëm ndodhi më 20 maj 2023.

Mediat gjermane shkruajnë se në aktgjykim, gjykata vuri në dukje peshën e rëndë të fajit të të pandehurit.

Edhe pse kjo lejon ligjërisht lirimin nga burgu pas 15 vitesh, në praktikë është pothuajse e pamundur. Aktgjykimi nuk është përfundimtar.

Në ditën e parë të gjyqit, shqiptari, i cili nuk donte të pranonte ndarjen nga gruaja, ka rrëfyer se ka vrarë  28-vjeçaren, Jetmira Bekën.

“Fëmijët i kam lënë jetimë. Do të bëja gjithçka për ta zhbërë. Nuk e mbaj mend aktin”, tha 37-vjeçari.

Besmir Ademi kishte marrë masa që të takoheshin në një parking për t’ia dorëzuar gruas së tij një nga tre fëmijët. Por në vend të vajzës së tij ai erdhi me një thikë kasapi.

Sipas prokurorisë, ai e ka goditur 20 herë me thikë gruan e tij me tehun njëzet centimetra të gjatë, duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes. Gjashtë nga goditjet me thikë ishin fatale, u tha në  gjykatë.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU