Fëmijët mirditorë shpërthejnë me
valle e veshje tradicionale në Rrëshen

Fëmijët mirditorë shpërthejnë me<br />valle e veshje tradicionale në Rrëshen
Mirditorët e vegjël i kanë dhënë ngjyra fantastike festës së 1 Qershorit. Kostumet kombëtare që trashëgohen dhe enden e qëndisen edhe sot në familjet e tyre janë veshja më e preferuar për këtë ditë të bukur feste.
 
Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, mirditorët e vegjël janë mbledhur nga të gjitha fshatrat e Mirditës për festuar në kryeqendrën e saj, në sheshin e Rrëshenit. Këngët, vallet e hareja fëminore i kanë dhënë jetë e gjallëri qytetit
 
Kur vjen fjala për të interpretuar këto këngë e valle tradicionale këta fëmijë janë shumë seriozë e të përpiktë në realizimin e koreografinë tradicionale.
 
Ndrec Dedaj, është Kryetar i Bashkisë Mirditë ka përgëzuar fëmijët për spektaklin e bukur që u kanë dhuruar qytetarëve dhe u ka uruar lumturi mirëqenie dhe gëzim në këtë ditë të veçantë.  Një festë plot ngjyra dhe larmi kostumesh kombëtare e ka bërë më të veçantë 1 qershorin e mirditorëve të vegjël.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro