Fëmijët sirianë në gërmadha
këmbanë alarmi për paqe në botë

Dhimbje, lot, rrënim, frikë se mund të vdesësh nga minuti në minutë. Fëmijë të dëshpëruar që kërkojnë shpëtim janë këto pamjet dhe mesazhet të cilat po prekin të gjithë botën ndërsa duket se e ftohtë mbetet zemra e atyre që nuk dinë të ndalin shkatërrimin.
 
Vogëlushët sirianë janë atë të cilët po rriten mes luftës duke kërkuar shpëtim për mbijetesë, duke kërkuar një jetë më të mirë për familjen e tyre. Të gjithë ne jemi prekur nga këto pamje të cilat tregojnë se mizoritë dhe dëshira për pushtet nuk shohin as fëmijë të pafajshëm. Dhe heronjtë e vërtetë të luftës në Siri janë pikërisht fëmijët të cilët me mesazhet e tyre ndonëse të pavetëdijshme po e sjellin luftën në qendër të diskutimit.
 
Vogëlushi sirian Alan kurdi i cili u gjet i pajetë në breg të detit u bë simbol i tragjedisë së refugjatëve të cilët përpiqen të largohen për një jetë më të mirë. Alan me siguri preku edhe zemrat më të ngurta.
 
Omran Daqneesh një tjetër simbol i luftës i cili mes lotësh dhe gjakut me sytë e përhumbur e të pafajshëm kërkonte shpëtim. Vogëlushi u nxor nga shtëpia e cila u shndërrua në një gërmadhë nga bombardimet. A do të vdes zonjushë? Është kjo thirrja e një djaloshi 10 vjeçar i cili i shpëtoi sulmit me gaz. Ai duket i frikësuar ndërsa infermierja përpiqet ta mjekojë.
 
Ndërsa shpëtohen shumë fëmijë lotojnë sepse kanë humbur anëtarë të familjes duke dëshmuar edhe një herë mizoritë që po përjetojnë. Zëri dhe lotët e tyre duhet të jenë një këmbanë alarmi për të gjithë ata që kanë fuqi në dorë për t’i dhënë një tjetër rrjedhë historisë siriane.

siriane


	siriane
 
Redaksia Online
Al.N E.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld euro investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na kanë përzgjedhur për një financim të madh

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld euro investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na kanë përzgjedhur për një financim të madh