Mësoni njëherë e mirë që të dalloni se kur ju tradhton partneri juaj. Nëse keni menduar se keni në krah një partner që ka pasur një eksperiencë të gjatë me femrat dhe jeni të qeta pasi është ‘lodhur’, jeni shumë gabim. Pikërisht numri i madh i femrave me të cilat ka shkuar një mashkull e rrit mundësinë që ai të tradhëtojë.
Kjo pasi ai do të jetë gjithmonë në kërkim të diçkaje të re, pasi kështu është mësuar. Këtë e thonë studime te kryera në Universitetin e Queensland. Por kini parasysh që mbi të gjitha ndikon lidhja e ngushtë që ju keni me partnerin tuaj. Mundohuni të jeni sa më të afërta me të, pasi arsyeja kryesore mbetet ftohja nga partneri.
Komento