Ferdinand Xhaferraj nuk do të drejtojë më degën e PD në Durrës. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen pasi u zgjodh deputet, duke iu përmbajtur rregullores së nxjerrë më herët nga selia blu se kush do të përfaqësonte në parlament qytetarët, nuk do të kishte poste drejtuese në degë.
Xhaferraj do të zëvendësohet nga sekretari i degës Luan Hoti, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja në strukturat e PD.
Për Report Tv ai tha se e ka kërkuar disa herë dorëheqjen në zyrën e kryedemokratit Basha.
“Bija në kundërshtim me statutin. Ia kam kërkuar disa herë Bashës prej disa javësh përdërisa qëndrimi im në krye të degës së PD ishte kundër vendimit të marrë dhe doja të mos krijohen pakënaqësi mes anëtarëve të tjerë. Angazhimi im politik do të vazhdojë si deputet” shprehet Xhaferraj.
Disa javë më parë Lulzim Basha zëvendësoi në krye të PD së Fierit edhe deputetin Luan Baçi, pasi ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen. Por zëvendësimin e tij nga Agron Kapllanaj, Baci e quajti hakmarrje të Bashës për shkak se iu bashkua foltores së Sali Berishës.
O Ferdinant Xhaferi ti ke të drejt që dhe dorheqjen se ti ke pun madhore ti regullove cilsin e Djellit e tani që dhe dorheqjen do meresh me cilsin e jetës së partis wc pd. Pra ti je shkencëtari i duhur te üartia anti Shqiptare pd wc ja.
PërgjigjuOr taj , ku e njef z.xhaferi ti Ai esht intelektuar ne durres dhe kurr nuk i esht permend emri per keq