TIRANE - Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD Ferdinand Xhaferraj në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” është shprehur se njerëz brenda Partisë Demokratike kanë punuar për humbjen e kësaj partie dhe kryeministrit Berisha në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, humbje që sipas tij as vetë socialistët nuk e kishin parashikuar në këto përmasa. Duke mos përmendur emra, Xhaferraj shprehet se këto vullnete gri brenda PD janë përgjegjës për këtë humbje, përfshirë këtu dhe përgjegjësinë e kryeministrit dhe kryetarit të PD Berisha, si dhe sipas tij blerjes së votës nga ana e të majtëve.
Duke folur për zgjedhjet brenda PD për postin e kryetarit, sekretari i marrëdhënieve me Publikun në këtë parti thotë se zgjedhja sipas parimit “një anëtar një votë” është shumë demokratike, duke prodhuar një kryetar të ri me më shumë autoritet dhe përgjegjësi për strukturat e PD nga qendra në bazë. Ndërsa për qëndrimin e Berishës ndaj garës mes dy kandidatëve Basha dhe Olldashi, Xhaferrat këmbëngul se për shkak se këta dy konkurrentë janë të kënaqur me neutralitetin e Berishës në këtë gaarë, nivelet e tjera s’kanë pse të jenë të pakënaqura. Ndërsa ka kërkuar zgjedhje në të gjitha nivelet drejtuese të PD.
Më 22 korrik, pas dorëheqjes së Berishës nga të gjitha funksionet drejtuese në PD, zhvillohen për herë të parë zgjedhjet për kreun e PD sipas parimit “një anëtar një votë”. Si e shihni fushatën brenda PD dhe sjelljen e kandidatëve në këtë garë?
Edhe fushata zgjedhore brenda Partisë Demokratike është në të njejtën frymë dhe të njejtën gjatësi vale me frymën e përgjithshme politike të paszgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Pra ka një maturim politik, një vetëpërmbajtje që i shkon për shtat të gjithë këtij procesi. Tendenca për të parë tek rivali për postin e kryetarit të PD anët pozitive dhe gjithmonë me dëshirën për t’i shërbyer të ardhmes, është një shërbim që i bëhet Partisë Demokratike në këto momente. Kjo do të thotë që dhe dy kandidatët konkurrentë për postin e kryetarit të PD nuk do të fokusohen tek çështjet që i ndajnë por tek çështjet që i takojnë perspektivës së Partisë Demokratike.
Njëri ndër kandidatët për kryetar të PD, konkretisht Sokol Olldashi deklaroi se dhe nëse humb përballë Lulzim Bashës do të bashkëpunojë me të. Komenti juaj?
Ky është një këndvështrim pozitiv i zotit Olldashi. Partia Demokratike u fut në këto zgjedhje brenda saj duke aplikuar parimin “një anëtar një votë”. Që do të thotë se është jo vetëm një koncept demokratik për një parti politike, por dhe prodhon një kryetar partie shumë vendimmarrës dhe me legjitimitet brenda Partisë Demokratike. Por, kuptohet që kryetari i PD i dalë nga ky proces zgjedhor përmes aplikimit të parimit “një anëtar, një votë” do të ketë të gjithë autoritetin e duhur për projektuar dhe prodhuar demokratikisht të gjitha strukturat drejtuese në të gjitha nivelet, nga qendra në bazë.
Berisha ka deklaruar duke hapur garën për postin e kryetarit të PD pas dorëheqjes së tij, si rezultat i humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit, se do të ruajë neutralitetin. Sa është realizuar kjo në këtë fushatë brenda PD?
Derisa të dy kandidatët janë të kënaqur me qëndrimin e Berishës ndaj fushatës mes tyre, kuptohet që kështu janë dhe të gjitha nivelet e tjera të PD.
Kryeministri dhe kryetari i PD në detyrë Berisha mori përgjegjësi për humbjen shokuese në zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Mendoni se ka dalë gjithë përgjegjësia me këtë dorëheqje apo...?
Kryeministri dhe lideri historik i PD Sali Berisha dhe pas 23 qershorit mbajti dimensionet e një burri shtetit. Por kjo nuk është krejtësisht e vërtetë, në lidhje me përgjegjësitë për humbjen e këtyre zgjedhjeve, përballë të majtëve. Pra në mënyrë të padiskutueshme kryeministri dhe kreu i PD ka përgjegjësinë e vet për përmasat e humbjes që nuk ishte parashikuar as nga vetë Partia Socialiste dhe aleatët e saj në koalicion. Por ajo që mund të them është se këto fakte tregojnë jo vetëm problemet e blerjes së votës nga ana e PS, por duket qartë që dhe vetë brenda Partisë Demokratike ka pasur një vullnet “gri” që të ndodhte ajo që po ndodh aktualisht brenda Partisë Demokratike.
Kryetari i PD Berisha dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në PD, duke marrë përgjegjësinë e humbjes më 23 qershor në selinë qëndrore. Po zgjidhet dhe kreu i ri i PD më 22 korrik. Mendoni se ky proces duket të shkojë në mënyrë vertikale për të zgjedhur të gjithë krerët e kësaj partie në të gjitha rrethet?
Në mënyrë të padiskutueshme duhet të ndodhë një proces i tillë për zgjedhjet në të gjitha degët e PD, në të gjitha nivelet. Eshtë e domosdoshme që kryetari i Partisë Demokratike që do të dalë pas zgjedhjeve të 22 korrikut duhet të merret konkretisht dhe shumë shpejt me procesin e ristrukturimit të PD në të gjitha nivelet drejtuese të saj, nga qendra në bazë. Eshtë një proces normal në një parti me demokraci të brendshme dhe kryetari i ri i PD i zgjedhur sipas parimit “një anëtar një votë” e ka gjithë autoritetin e duhur për ta bërë këtë ristrukturim në funksion të shëndoshjes së PD dhe fuqizimit të saj.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com