Civë / Fërgesë me domate dhe vezë
Përbërësit:
- 2 qepë
- 1 kg domate
- 4 vezë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qepët i grijmë mesatarisht dhe i kaurdisim me vaj duke i shtuar pak kripë. Kur shohim që është zbutur qepa shtojmë domatet e prera në kubikë. Pasi domatet fillojnë të treten rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Rrahim vezët dhe i shtojmë sipër gatimit. Nëse dëshirojmë shtojmë dhe pak djathë të thërrmuar.
Komento