Fërgesë me mëlçi
Përbërësit:
- 500 gr mëlçi
- 500 gr gjizë
- 2 qepë
- 2 hudhra
- 1 lugë miell misri
- 1 spec djegës
- 2 domate
- 250 ml ujë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Presim mëlçinë në copëza dhe e kaurdisim në tigan me vaj ulliri derisa të skuqet. E largojmë nga tigani dhe në atë yndyrë skuqim qepën e grirë, hudhrën dhe specin djegës. Pasi skuqet qepa shtojmë kripë, piper dhe miellin e misrit. Më pas shtojmë domatet e grira, ujin, gjizën dhe mëlçitë e skuqura. E lëmë të gatuhet pak minuta dhe më pas të gjithë masën e vendosim në tavë dheu dhe e pjekim për 40 minuta.
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)