Përbërësit:
- 1 kg speca të kuq ose jeshilë
- 2 domate mesatare
- 200 gr gjizë ose djathë i bardhë
- 100 gr djathë i butë
- 3 lugë gjelle gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 qepë e vogël
- 1 lugë gjelle miell
- Kripë, piper i zi
- Pak rigon ose majdanoz
Përgatitja:
Skuqim specat lehtë fillimisht, i largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën, shtojmë domatet e grira dhe i lemë të zbuten mirë. Shtojmë specat dhe i përziejmë për 4–5 minuta. Në fund shtojmë gjizën ose djathin e thërrmuar dhe djathë që shkrihet. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë 2–3 minuta derisa djathi të shkrijë lehtë. E shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur ose bukë shtëpie. Mund t’i shtojmë edhe pak spec djegës nëse duam shije pikante.
Komente











