Fërgesë me speca dhe djathë

Përbërësit:

  • 1 kg speca të kuq ose jeshilë
  • 2 domate mesatare
  • 200 gr gjizë ose djathë i bardhë
  • 100 gr djathë i butë
  • 3 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë e vogël
  • 1 lugë gjelle miell
  • Kripë, piper i zi
  • Pak rigon ose majdanoz

Përgatitja:

Skuqim specat lehtë fillimisht, i largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën, shtojmë domatet e grira dhe i lemë të zbuten mirë. Shtojmë specat dhe i përziejmë për 4–5 minuta. Në fund shtojmë gjizën ose djathin e thërrmuar dhe djathë që shkrihet. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë 2–3 minuta derisa djathi të shkrijë lehtë. E shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur ose bukë shtëpie. Mund t’i shtojmë edhe pak spec djegës nëse duam shije pikante.