Fërgesë Tirane me mëlçi dhe gjizë
Përbërësit:
- 400 gr mëlçi (viçi ose pule)
- 1 qepë e madhe
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 2 domate ose 3–4 lgj salcë domatesh
- 200-300 gr gjizë
- 2-3 thelpinj hudhër
- 1 lgj miell misri
- Kripë, rigon
- Piper i zi, piper i kuq i ëmbël ose djegës
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë imët në vaj derisa të zbutet. Shtojmë specat e prerë në kubikë dhe vijojmë skuqjen derisa të marrin ngjyrë. Shtojmë melçitë e prera në copa të vogla dhe i skuqim derisa të ndrydhen dhe të marrin ngjyrë. Shtojmë domatet e grira ose purenë e domates, miellin e misrit, hudhrën dhe erëzat. E lëmë të ziejë derisa salca të trashet. Më pas shtojmë gjizën dhe e përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. E kalojmë fërgesën në një tavë të vogël dhe e vendosim në furrë në 180°C për 15–20 minuta, derisa të marrë sipër një ngjyrë të artë.
Komente












