TIRANE- Vlerësimi i personave me kontribute të shquara  në fusha të ndryshme, mos lenia e tyre në harresë, respekti ndaj tyre, vendosja në piedestal apo stimulimi në mënyra të ndryshme për çfarë ato dhanë e bënë për vendin, është detyrë e shtetit por edhe e çdo njërit nga ne.

“Shfrytëzimi” i PERLAVE, njerzve të shquar, të cilët pamvarsisht nga mosha apo gjendja ekonomike, vazhdojnë të jenë aktiv dhe të japin pa u kursyer eksperiencën e tyre të vyer për brezin e ri, duke e shkruar ndër libra atë çka dijnë e çka jeta i ka mësuar, duhet të terheqë vemendjen e institucioneve dhe organeve të ndryshëm. Një nga këto perla të cmuara që kemi, është Profesori i kantos dhe muzikologu Ferid Bala.