Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha priti në një vizitë zyrtare homologun e tij të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç.

Kryediplomatët e dy vendeve pararojë në procesin e integrimit europian u  angazhuan për më shumë bashkëpunim dhe fokus tek projektet e përbashkëta infrastrukturore. Për kryediplomatin Hoxha, me rëndësi është rikthimi i takimeve të përbashkëta qeveritare.

“Të riaktivizojmë një mekanizëm të rëndësishëm që është takimi qeveritar, kur të kemi edhe elementët e nevojshëm për të shkuar më tej. Vëmendja jonë duhet të përqendrohet te projektet ndërkombëtare. Do të angazhohemi për t’i dhënë shtysë projekteve prioritare si hapja e doganës së përbashkët kufitare Zogaj–Skje, avancimi i urës mbi lumin Buna dhe hekurudha Podgoricë–Hani i Hotit. Çdo sukses i malit të zi në rrugën e anëtarësimit në BE, është lajm i mirë për rajonin dhe një kontribut për forcimin e perespektivës evropiane në Ballkanin Perëndimor”, tha Ferit Hoxha.

“Objektivi ynë është anëtarësimi i Malit të Zi në BE gjatë vitit 2028. Është domethënëse që Mali i Zi dhe Shqipëria janë aktive në negociata dhe dy vendet tona do të vijojnë të tregojnë shembullin e përgjegjshmërisë dhe bashkëpunimit në rajon. Theksuam nevojën për një ndërlidhje më të fortë ekonomike në fushën e infrastrukturës. Kemi interes për të pasur një prani më të lartë të kompanive malazeze në Shqipëri”, tha Ibrahimoviç.

Mali i Zi do të jetë mikpritësi i radhës i Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor, Takimi paraardhës u mbajt në Tiranë më 6 dhjetor të 2022-shit, për herë të parë në territorin e një vendi që nuk ishte pjesë e BE-së.

 

K.B/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Qershor, 21:08

    A e mbështesni protestën kundër investimit në Zvërnec?