Fermë me armë dhe kanabis, arrestohen 4 shqiptarë në Britani

Fermë me armë dhe kanabis, arrestohen 4 shqiptarë në Britani

Armë dhe kanabis në fermën e shqiptarëve në Angli

Policia britanike ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë, pasi u kapën në kushtet e flagrancës me drogë dhe armë, në zonën e Oldbury, në Britani. Sipas mediave britanike mësohet se arrestimi i shtetasve u bë pasi gjatë operacionit të policisë në zonën e Granada Trading Estate, në Oldbury u gjet një fermë me më shumë se 1,000 bimë kanabis, të cilën dyshohet se këta shtetas e kishin kthyer në një aktivitet biznesi të jashëtligjshëm.

Gjithashtu bëhet e ditur se Policia e West Midlands ka sekuestruar dy armë zjarri, një pistoletë dhe një armë gjahu. Të arrestuarit e moshës 21, 22, 29 dhe 30 vjeç , identitetet e të cilëve nuk bëhen ende të ditur akuzohen për kultivim kanabisi aktualisht po mbahen në një qendër emigrantësh në Kent pasi kanë hyrë ilegalisht në Britani. Nderkohë mesohet se të dyja armët janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Mësohet se ferma u zbulua pas një informacioni se disa persona po tentonin të futeshin me furgon në qendrën industriale Granada Trading Estatem, njoftuan autoritetet e policisë britanike. Mësohet se pasi u kapën me drogë, këta të rinj shqiptarë do të deportohen nga territori britanik.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë