Fermerët ankohen për mungesë tregu: Punojmë 6 muaj, që të fitojmë sa për një! Po na shkon mundi kot

Fermerët e fshatit Portez në bashkinë e Fierit ankohen për mungesën e tregut dhe çmimet e ulëta. 

Ata shprehen se të gjitha prodhimet e tyre bujqësore po mbeten të pa shitura, duke bërë që investimi dhe mundi i tyre të mos justifikohet. Të ndodhur në këtë situatë ata kërkojnë zgjidhje pasi bujqësia është e vetmja e ardhur për ta dhe familjen e tyre.

"Është viti i parë që ka një rënie drastike.  Nuk e dimë ku qëndron problemi, ne thjeshtë duam zgjidhje. Puna e serave është puno 6 muaj fito një muaj. Të punosh 6 muaj e t’i hedhësh poshtë nuk ia vlen.  Kemi ardhur nga emigrimi. Të gjithë kapitalin e kemi hedhur këtu. Të gjithë fermerët janë me kredi. Janë me borxhe.  Tregu është shumë i ulët dhe nuk ia vlen të punosh më. Çmimi është përtokë. Shteti mund të na ndihmoje e të na subvencionoje", shprehen biznesmenët.

Fermerët kërkojnë subvencione nga shteti, në të kundërt ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ILIR: 13/10/2019 01:24

    DUHET NDERTUAR NJE FABRIKE SALCE,,QE DOMATJA QE NUK HAHET TE BEHET SALCE E TE PERDORET GJITHE VITIN,,.//

    Përgjigju
  • vera: 12/10/2019 01:57

    MBILLNI grure e miser,,,,mos mbillni te gjithe domate,,,...

    Përgjigju
  • gjyhnaqari: 11/10/2019 04:41

    Ulni cmimet se treg ka plot,ne behar ndryshon se ka qarkullim por tani ulni cmimet.Si beni "pagesen" per puntoret ashtu dhe shisni domaten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar