Drejtori i Bujqësisë në Korçë Vullnet Gjolla, ka folur mbi situatën e krijuar prej hedhjes së mollëve në kanalet prodhuese dhe lumenjtë në Devoll. Ai ka pranuar se disa fermerë kanë prerë pemët e mollës, të cilat janë më të vjetra se 20 vjet dhe nuk japin më prodhim cilësor. Ndërkohë për varitetet e prera, ai shtoi se nuk i kërkon tregu, teksa shtoi se këto pemë do të zëvendësohen me fidanë të rinj dhe varjitete të cilat kerkohen.  

Për sasinë e pashitur të mollëve e cila ndodhet në figoriferë, Gjolla tha se është 20-25% e sasisë së pashitur, pjesa tjetër është shitur prej muajsh. Mollët e hedhura nga fermerët për Vullnet Gjollën, ishin mollë jashtë standardit, ose mollë të cilat janë dëmtuar nga kushtet e motit, si ngricat dhe breshëri. Sipas tij, kjo cilësi është e pamundur të shitet në treg.  

Sasia e hedhur edhe pse është e vogël sipas tij, ka një ndikim negativ tek fermerët, sepse dhe çmimi për këtë cilësi produkti ka qenë shumë e ulët.