Fermerët e Fierit për serat: Shteti gënjen, nuk jep asnjë subvencion

Dhjetëra fermerë në zonën e Fierit ankohen se kanë investuar miliona lekë për të ndërtuar sera, por deri tani nuk kanë arritur të marrin asgjë nga shteti. Sipas tyre pavarësisht kërkesave dhe plotësimit të kushteve nga ana e tyre, reagimi i shtetit është thuajse zero.

Sipas tyre të gjitha ato që jepen në televizion janë vetëm gënjeshtra, pasi kërkesat janë bërë vazhdimisht ndër asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje. Fermerët thonë se me çmimet e ulëta që shesin produktet nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet e tyre .

Edhe pse në fillim të këtij viti u shpenzuan miliona lekë për reklama, të cilat tregonin formën e aplikimit për subvencione, numri i përfituesve është shumë i vogël. Sipas fermerëve si vitin e kaluar edhe këtë vit, mundësi për të përfituar subvencione është thuajse zero.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja