Fermerët e Korçës protestë me
makina me mollë para Kuvendit

Fermerët e Korçës protestë me<br />makina me mollë para Kuvendit
TIRANË -  Një protestë ndryshe nga ato që jemi mësuar u zhvillua para parlamentit të Shqipërisë: Makina të mbushura me mollë për të shprehur revoltën ndaj mungesës së një tregu për shitjen e këtyre prodhimeve. Janë tregtarët e Korçës dhe të Devollit të cilët morën rrugën drejt Tiranës këtë të enjte, pikërisht ditën kur ligjvënësit shqiptarë mblidhen në seancë plenare për të diskutuar e miratuar projektligje të rëndësishme. Fermerët bllokuan për disa çaste hyrjen e Kuvendit për të mos lejuar deputetët të futen.
 
Kauzës së tyre i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, të cilët nxitën që të mos ndërpritet protesta ndaj një regjimit që sipas tyre monopolizon tregun dhe që nuk i do prodhimet e vendit. Deputetët Ridvan Bode, Asllan Dogjani, e Gjergji Papa ju bashkuan protestës në momentin kur policia largoi nga parlamenti makinat me mollë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Kjo ndërhyrje u shoqërua me tension mes fermerëve dhe policie por nuk pati përplasje. Protesta e tyre u ndal pasi demokratët i premtuan fermerëve se do të çojnë zërin e tyre në Kuvend për t'i dhënë zgjidhje.

mollet
 
mollet me logo ok

mollet

Foto të tjera

mollet me logo ok

Bode: Do çojmë zërin tuaj në Kuvend

Deputeti Ridvan Bode tha se prodhimet nuk do të mund të gjejnë dot treg për shkak se qeveria sipas tij, rrit çmimin e naftës, ul çmimet e produkteve dhe nuk vlerëson mundin e fermerëve.

“Mollët tuaja për të cilat ju protestuat sot por jo vetëm, nuk do të gjejnë dot kurrë vend në tregun vendas. Kjo është skllavëri, qeveria Rama i raporton tonet e prodhimeve tuaja ne statistika, por nuk e di se çmimet bien përditë. Nga 50-60 lekë molla ka zbritur në 30-35 leke cilësia përmirësohet mundi juaj nuk shpërblehet se rritet nafta. Ky është vendi më i çuditshëm. Ju sensibilizuat, ne do çojmë, zërin tuaj ne do ju mbështesim mos ndaloni protestën”, tha Bode.

Dogjani: Në Shqipëri me lehtë mbillet drogë se prodhime bujqësore
Ndërkohë deputeti tjetër i opozitës Asllan Dogjani duket se ka të njejtën mendim me kreun e të djathtëve se më lehtë në Shqipëri është të mbillet drogë se produkte bujqësore.

“Pavarësisht represionit ju kërkoj mos tërhiqeni të ndaloni këtë dhunë që bëhet ndaj fermerëve. Qeveria me këto masa kërkon të ruaj monopolet, mos mbillni me perime të mbillni drogë se me kollaj është. Keni mbështetjen tonë, regjim që po instalohet barrikadë bashkë me ju për ta ndaluar këtë dunë’, tha deputeti demokrat.
 
Papa: Nuk do qëllonin me mollë deputetët
Deputeti demokrat Gjergji Papa tha se protesta nuk ishte e dhunshme dhe deputetët nuk do të qëlloheshin me mollët që fermerët kanë me vete.
 
Qeveria ndaloi protestën, një arsye që nuk po shiten prodhimet, prodhuesit e frigoriferëve nuk mbajnë produktet se nuk kanë faturë tatimore. Çfarë do të bëhet më prodhimet? Ne s’do lejonim të goditeshin deputetët me mollë, sensibilizimi u arrit” -tha Papa mes protestuesve. 

mollet me logo ok

mollet

mollet

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI