Fermerët e Lushnjës, Panariti
fton Braçen për debat,ai e refuzon

Fermerët e Lushnjës, Panariti<br />fton Braçen për debat,ai e refuzon
TIRANË - Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u është përgjigjur akuzave të ditës së mërkurë të bëra nga deputeti socialist Erjon Braçe, lidhur me dëmtimet që kanë pësuar fermerët e Lushnjës. Ministri e ka ftuar deputetin të marrë pjesë sot në një takim me fermerët në këtë zonë, por Braçe e ka refuzuar atë, duke thënë se takimet nuk janë punë dhe as zgjidhje.

“Duke marrë shkas nga situata e krijuar në disa sera të fermerëve të prekura nga sëmundja e Fuseriozës në zonën e Lushnjës, ditën e premte ora 11.00 tek salla e mbledhjeve e pikës së karburantit Joti në Lushnjë, do të zhvillohet Takimi Kombëtar për Përdorimin dhe Tregtimin e Farave/Fidanëve dhe Inputeve Bujqësore, Rritja e Ndërgjegjësimit dhe Forcimi i Kapaciteteve Menaxhuese”-njofton ministri, i cili fton deputetët e zonës, mes të cilëve edhe Braçen, të marrë pjesë.

“Përfitoj nga rasti për të ftuar në këtë takim edhe deputetët e zonës, Vasili, Bitri dhe Brace për të qenë të pranishëm në zgjidhjet që do të propozohen nga ky forum për të ndihmuar në mbarëvajtjen e prodhimit bujqësor në zonë. Pavarësisht nga këto shqetësime, treguesit e prodhimit dhe të eksporteve për perimet për tre muajt e parë të këtij viti, dëshmojnë për mbi 70% më shumë prodhim dhe eksport se një vit më parë”-shkruan Panariti. Përgjigjja e Braçes ka ardhur menjëherë, duke thënë se faji është i zyrtarëve të kësaj ministrie, dhe jo e bujqve. “Ministër, nuk kanë faj bujqit! Madje,madje, bujqit nuk kanë faj fare! Këtu ndahemi ju dhe unë!

Fajet nisin aty ku nuk punohet! Provojeni të punoni njëherë në 40-45 gradë e nën efektin e pesticideve dhe pastaj fajësoni secilin prej tyre! Çdo ditë të muajit mars, ekonomitë bujqësore në njësi të caktuara të dy bashkive, Lushnjë e Divjakë, janë goditur nga një sëmundje e quajtur fuserioza. Serat e mbjella me trangull janë më të goditurat. Në bashkinë Divjakë sipërfaqja me sera që kultivojnë trangull është 200 hektarë, 150 hektarë nga të cilat në njësinë administrative Gradishtë”-shkruan Braçe.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë akuzon drejtorinë rajonale bujqësore si jo funksionale. “Lajmi i keq është se të gjitha strukturat shtetërore, vendore e qendrore, nga drejtoria e Bujqësisë në Lushnjë nuk kanë qenë në punë, jo këtë muaj por të paktën në 12 muajt e fundit. Nuk kanë bërë asgjë, nuk kanë komunikuar me kurrkënd, nuk kanë këshilluar qoftë edhe një bujk të vetëm, nuk i janë gjendur kurrkujt deri 10 ditë më parë kur sëmundja në sera shkaktoi panik!

Ndërkohë, këto shtatë ditët e fundit, janë vënë përballë në publik dy palë: Nga njëra anë bujqit-ata numërojnë si shkak të qartë farërat, fidanët, pesticidet, të gjitha për ta jashtë standardi, pastaj mungesën e analizave të tokës dhe mungesën e këshillimit nga agronomet publike të drejtorisë së Bujqësisë; Përballë tyre zyrtarët-ata që bëjnë me faj bujqit, duke cilësuar "padijen e bujqve" deri "babazinë" e tyre duke kultivuar për 4-5 vite rresht me sera të njëjtën sipërfaqe toke! Tek zyrtarët kanë hyrë në radhë të gjithë përgjegjësit, nga agronomët e drejtorisë së Bujqësisë në Lushnjë, pastaj me radhë mendjedhënës në çdo zyrë deri në Ministrinë e Bujqësisë.

Të gjithë mendojnë njehsoj: fajin e kanë bujqit! Mbledhjet nuk i mendoj më si pune, veçmas në këtë situatë të vështirë gjithçka duhet të ishte tek bujqit, jo tek zyrtarët!”-përfundon Braçe.


Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat