Fermerët kërkojnë më shumë naftë pa taksa dhe çmime tavan për produktet që i shesin! Ministrja e Bujqësisë: Këtë muaj hapen aplikimet për skemën kombëtare

Fermerët e Barbullinjës së Lushnjës kishin shumë kërkesa për ministren e bujqësisë Frida Krifca, por përgjigjet munguan.

Fermeri: Sikur të shtohet edhe pak më shumë ajo nafta që marrin fermerët do të jetë më mirë.

Frida Krifca: Do dali data e aplikimeve, e rëndësishme është që të bëni që në fillim aplikimin.

Të përcaktohen çmime dysheme dhe tavan për të gjitha produktet bujqësore që prodhojnë fermerët, ishte një tjetër kërkesë.

Fermeri: Ne dashje pa dashje erdhëm këtu, mos të largohemi më nuk mund të vihet një dysheme për shitjen e prodhimit?

Frida Krifca: Hajde ta diskutojmë.

Duke përsëritur qëndrimin e pak ditëve më parë për çmimet e rritura të plehrave kimike dhe inputeve të tjera, ministrja dha përgjigje edhe për kritikët se përse shteti nuk ndërhyn.

“Shteti i ka instrumentet e ndërhyrjes në treg të kufizuara, është kërkesë oferta ajo krijon kushtet e ekonomisë së tregut. Është e rëndësishme të kuptohet se çfarë roli mund të luaj shteti, nuk mund ta blej produktin dhe as nuk mund ti kërkoj privatit ta blej me një çmim të caktuar, por mund të ndikoj nëpërmjet politikave që të krijohen tregje të reja”, tha Krifca.

Ministrja tha se brenda muajit do të hapen aplikimet për të përfituar nga skema kombëtare, e cila synon të mbështes drejtpërdrejt fermerët që të përballojnë kostot e prodhimit.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin