Fermerët në Lushnje marrin naftën falas: Sasia më e ulët se vjet! Dolën shpejt për shkak të fushatës

Ka nisur këtë të hënë shpërndarja e naftës falas për fermerët që aplikuan pranë Drejtorisë së Bujqësisë një muaj më parë.

Ata që aplikuan të parët për skemën e subvecionit të naftës po tërheqin kartat.

Fermerët thanë se sasia e naftës është më e ulët se një vit më parë, për të njëjtën sipërfaqe toke.

“Sezonin e kaluar morëm më shumë. Kësaj radhe për shkak të fushatës kartat dolën shpejt, por ka më pak litra. Vjet mora 360 litra, sivjet përgjysmë”.

“Përfituam karburant, të kënaqur jemi, por sasia nuk është e njëjtë është ulur shumë, por ne na vjen në ndihmë. 140 litra mora unë për dy hektarë. Aplikova dhe përfitova, kartën e kam në xhep”.

“Shumë mirë, kam 24 dynym tokë dhe mora 186 litra naftë”.

Në këtë fazë të parë shpërndahet nafta falas për fermeret që kultivojnë perime dhe në total janë 1540 përfitues që po marrin kartat pranë Agjensicë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Lushnje.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 08/05/2023 20:36

    Nafte falas marin vetem lepiresit dhe te afermit e qeveritareve dhe ashtu ka qene dhe ne kohen kur e kishin ata k..... e tjere , asnje nuk punon per popullin jane vetem hajduta dhe mashtrusa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja