VIDEO/Fermerët protestë në Lushnjë kundër paketës së re fiskale, përplasen me policinë dhe bllokojnë autostradën: Kërkojmë subvencione për prodhimet bujqësore! Shoqërohen 15 persona

Fermerët e Fierit dhe Lushnjës kanë protestuar mesditën e sotme tek rrethrrotullimi i Plugut kundër paketës së re fiskale. Pas përfundimit të protestës, 15 persona janë shoqëruar në komisariat pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke bllokuar edhe autostradën.

Kjo ka bërë që disa prej të afërmve të protestuesve të mblidhen para Komisariatit të Policisë Lushnje dhe kërkojnë lirimin e të shoqëruarve. Policia ka thirrur në komisariat edhe një përfaqësues të kësaj proteste. Ata shprehen se gjithçka ishte paqësore dhe se nuk është dhunuar asnjë polic, ndaj nuk dinë pse janë shoqëruar personat e afërm të tyre.

"Jemi grumbulluar sepse pasi përfundoi protesta, disa persona janë shoqëruar në komisariat pa asnjë arsye. Ishte protestë paqësore, ishte pak e rrëmujshme por nuk është dhunuar asnjë polic. Na lajmëruan me telefon që kanë shoqëruar disa persona. Nuk e dimë, po i mbajnë brenda apo çfarë po bëhet."-thanë ata para Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Kjo protestë e fermerëve vjen pas ndryshimeve fiskale nga qeveria, që parashikonin heqjen e subvencionit me 6% të TVSH-së. Duke refuzuar këtë paketë fiskale e cila u miratua në parim ditën e djeshme në Komisionin e Ekonomisë, fermerët i kanë adresuar disa kërkesa Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Rama, ku kërkojnë subvencione direkte për prodhimet e tyre bujqësore.

Fermerët kërkojnë barazim të TVSH-së në shitje dhe në blerje si dhe rivendosjen e TVSH-së me 6%. Sipas tyre kërkesat nuk janë plotësuar çka ka çuar edhe në protestën e sotme. Për shkak se kishin bllokuar rrugën tek rrethrrotullimi i Plugut, në autostradën e Lushnjës, fermerët janë përplasur me forcat e policisë, pasi kishin bllokuar qarkullimin e mjeteve në autostradë.

Ja kërkesat e fermerëve
-Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg

-Barazim i TVSH-së në shitje dhe blerje

-Pezullim i TVSH-së për plehrat kimike

-Laboratorë analizash

-Garanci pagese të faturave të shitjes nga grumbulluesit

Sa i përket paketës së re fiskale ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për inputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.


 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
Protesta në Lushnjë, deputeti i PD: Ministrja Bujqësisë propozon akademi për barinjtë e pozon me shalqinj, nuk i bëhet vonë që fermerët kanë falimentuar

Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi ka reaguar mbi protestën e fermerëve në Lushnjë kundër paketës së re fiskale që ka çuar në përplasjen e tyre me Policinë, ku 15 fermerë janë shoqëruar. Përmes një postimi në 'Facebook', Korreshi ka ironizuar ministren e Bujqësisë, Frida Krifcën, duke shkruar se pavarësisht protestave të fermerëve ajo rri 'ha shalqi', duke nënkuptuar që bujqësia është lënë në mëshirë të fatit.

"Ministrja na flet për akademinë e na pozon me shalqinj por nuk i behet vonë që fermerët kane falimentuar e serat nuk po mbillen me. Nëse keni kurajo hajdeni tregojani këtyre fermerëve këtu se sa shumë i doni e si e keni lulëzuar bujqësinë po kam frik se nuk do gjeni me rrugën për në shtëpi. Qeveria juaj hajdute ka dështuar, fermerët i keni lëne në mëshire të fatit e i gënjeni sa here keni zgjedhje. Grumbulluesit i përdorni për tu marrë votat e tani nuk iu hapni telefonat s'keni kurajo të vini te përballeni. Ti leme akademitë e ministres e tu vimë në ndihmë me paketa ekonomike fermerit", shkruan Korreshi.

Korreshi shkruan se fermerët që u shoqëruan në Komisariatin e Policisë së Lushnjës janë liruar, ndërsa ata në Urën Vajgurore akoma. Ai thekson edhe njëherë 6 kërkesat e fermerëve.

KËRKESAT E FERMERËVE

1. subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
2. Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
3. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
4. Subvencionim 3 lekë për eksportuesit
5. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet
6. Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit

Ora 14:19
Fermerët e Myzeqesë në protestë kundër paketës së re fiskale! Kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar liston 6 kërkesat për qeverinë

Me qindra fermerë të zonës së Myzeqesë nga Lushnja e Fieri kanë protestuar në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Plugut.

Protesta shënoi incidente, ku protestuesit u përplasën me policinë për shkak se për disa minuta ata bllokuan autostradën. Rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariat.

Kjo protestë u organizua nga tre shoqata, dhe 6 kërkesat drejtuar qeverisë u artikuluan nga kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, Eduard Sharka. Ata janë kundër paketës fiskale dhe propozojnë: Heqjen e subvencionit për sipërfaqen e tokës dhe vendosjen e subvencionit të fermerit për njësi prodhimi me vlerë 10 lek për kg.

“Kjo protestë e paorganizuar nga tre shoqata, Këshilli i Agrobiznesit shqiptar, Sindikata e Fermerëve të Bashkuar dhe Shoqata e Eksportuesve të frutave dhe perimeve, është paorganizuar për të sensibilizuar ligjvënësit dhe qeverinë për mos të kaluar paketën fiskale dhe projektbuxhetin pa u konsultuar me propozimet tona dhe kërkesat tona. Propozimet tona janë të argumentuara dhe synojnë të frenojnë rënien e bujqësisë që tashmë është pasqyruar edhe në shifrarit e INSTATIT. Ne e ndjejmë më fortë, sepse bujqësia në këtë kohë është në degradim, fermerët po braktisin serat, fshatin dhe Shqipërinë. Në kemi bërë propozime konkrete, i pari: subvencion direkt për fermerët jo më pak se 100 lekë të vjetra për kilogram. Ky nuk është instrument lëmoshe, as mbështetje sociale por një mënyrë për të formalizuar sektorin që është 90 % informal. Ëstë një instrument frenon braktisjen e bujqësisë, lufton e korrupsionin, pasi nuk ka nevojë për aplikimin në AZHBR dhe për subjektivizmin e administratës shtetërore. Ky propozim stimulon suksesin në bujqësi sepse i shkon atij që ka prodhuar standard për treg. Pra siguron efektivitet të fondeve publike, pasi ne i kërkojmë fondet nga taksapaguesit shqiptarë, por këto fonde janë më të mirëdestinuara se çdo fond tjetër buxhet te shtetit, pasi rrisin interesin për produktin vendas dhe formalizojnë sektorin. Kërkesa tjetër është stimulimi i eksportuesve drejtpërdrejt nga Drejtoria Përgjithshme Doganave për çdo kilogramë të eksportuar me 3 leke. E kërkojmë këtë për të mbrojtur eksportin shqiptar, pasi çdo dëmtim në transport, pasojat bien mbi transportuesit. Kjo për arsyen se nëse nuk ka epsortues nuk fermerë dhe nëse nuk ka fermerë nuk ka eksportues. Kërkesa e tretë është barazimi i shkallës së TVSH me shitjen në atë në blerje. Kemi tre vjet që e kemi 0 në blerje dhe 20 në shitje, kjo i ka bërë operatoret të sektorit të bujqësisë në një diskutimin fiskal, kjo ka ulur interesin për produktin vendas. Kjo e ka informatizuar sektorin e bujqësisë në shkallën 19%.Kërkesa numër 1 dhe numër 3 do sjellin formalizimin dhe do të rrisin buxhetin e shtetit, ne kemi bërë një pasqyrë dhe sipas llogarive tona, shteti mund të paguaj subvencionet e fermerëve dhe i teprojnë edhe 90 milionë të tjera. Kërkesa e katërt, është krijimin e një agjencie orientimi që mos të mbjellin kuturu, por të kemi një laborator të akredituar, për te shmangur krizat e tregut dhe hedhjen e prodhimeve. Kërkesa e 6, është e thjeshtë ne kemi një fenomen që shumë fermer kanë fatura të palikuiduara nga tregtarë të këqij. Ne kemi parë ligjin e Maqedonisë së Veriut, ku thuhet se që të blesh të fermerët duhet të jesh i regjistruar në QKB dhe ne Ministri të Bujqësisë, të mbyllësh një fond garancie që nëse nuk i likuidohet fermerit i merret nga fondi.”, u shpreh Sharka.

Po kështu kërkojnë stimulim për eksportuesit me 3 lek/kg. Barazimin e TVSH në shitje dhe blerje.  Laboratorë analizash për tokat dhe perimet dhe garanci për pagesat e faturave te shitjes nga grumbulluesit.

Në këtë protestë morën pjesë fermerë, grumbullues dhe eksportues, të cilët shprehen se do të përshkallëzojnë protestën nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre ekonomike.

KËRKESAT E FERMERËVE

  •  1. subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
  • 2. Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
  • 3. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
  • 3. subvencionim 3 lekë për eksportuesit
  • 5. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet
  • 6. Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit

 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Protesta: 12/11/2021 19:52

    Nuk humbin kohe monika me kokkatrorin e cepanit, te hedhin popullin ne protesta. O popull distancohuni nga te inflirtuarit e dyshes me te urryer te shqiptareve. Ju lushnjaret jeni popull i urte e punetor, fshataret e skraparit i ka prure te gjithe ne Tirane,cepanaku, dembela me "dipllome", e jane katandisur si barbone e fut ju ne protesta. Mos u jepni kenaqsine hajduteve te blejne llumin per t'ju shkaterruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja