Nëse mendoni se nuk keni profesionin e duhur për të kandiduar për president, atëherë jeni të gabuar. Në Rusi një fermer do të kandidojë për të sfiduar kreun aktual të shtetit, Vladimir Putin. Ai vjen nga radhët e partisë komuniste dhe përmes tij, komunistët po mundohen të ringrenë imazhin e tyre.

57 vjeçari Pavel Grudinini u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa më parë nga kjo parti u përfol kandidati 73-vjeçar Gennadi Zyuganov. Në Rusi sondazhet tregojnë se Vladimir Putin po shkon drejt një mandate të katërt presidencial në zgjedhjet të cilat do të mbahen në 18 mars.

Ndërkohë që Zyuganov ka kritikuar vazhdimisht partinë qeverisëse Rusia e Bashkuar, Grudinini është treguar gjithnjë i kujdesshëm, dhe fort i kontrolluar për kritika dhe akuza ndaj presidentit aktual Vladimir Putin.

d.b/shqiptarja.com