KORÇË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca takoi vartësit në Drejtorinë e Teknologjive Blegtorale në Korçë dhe më pas dha një deklaratë të programuar për gazetarët, duke shmangur përgjigjen për një fermer, i cili ankohej për mungesën e tregut të mollëve.

“Kam 1500 kuintal mollë, s'kam ku i shes?!”, tha fermeri i cili qëndron në radhën e gazetarëve, në pamundësi për të takuar nga afër ministren.

“Nuk je i vetmi. Kudo që shkojmë nëpër Shqipëri gjejmë gazetarë që janë edhe fermerë”, u shpreh me ironi ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.