Fermerët e fshatit Pirg të bashkisë së Maliqit të njohur për prodhimin e qepës ankohen për mungesën e tregut dhe çmimet mjaft të ulëta për kilogram. Ata thonë se prodhimi i këtij viti është i bollshëm dhe cilësor por nëse nuk merren masa produkti do të kalbet e për pasojë ata do ta hedhin duke mos justifikuar kështu mundin dhe investimin e kryer. Sipas tyre kjo kulturë është e vetmja e ardhur për ta dhe familjen e tyre.
"Fermerët Këtë vit prodhimi i qepës ka qenë bërnut fare. Nuk ka çmim fare. As me 2 qind lekë nuk po shkon. Nuk kemi ndonjë shpresë. Deri tani jemi të mbaruar. Mund të na kalben të gjitha. "
"Prodhim ka pasur. Është cilësor porn a ka mbetur pa shitur. E kemi stog rrezikon të na kalbet."
"Prodhimi i qepës nuk është keq, por jemi ngushtë me tregun."
"Shpenzimet janë të mëdhaja, që nga fara. Tregu është shumë i dobët sivjet. Nuk ka treg, na ka mbetur i gjithi. Duhet ti kishim shitur. " kanë thënë ndër të tjera fermërët.
Nga ana tjetër Specialisti i Mbrojtjes së Bimeve në Drejtorinë Bujqësore të Korçës, Anesti Stajo ju bën thirrje fermerëve që të tregohen të kujdesshëm në kavaletimin, magazinimin dhe ruajtjen e qepës në kushte frigoriferike, pasi sipas tij ky produkt do të gjejë vend në treg në një periudhë të mëvonshme.
"Nuk mbulohet kostoja e prodhimit. Në ditët në vazhdim në javët në vazhdim me kujdesin në kavaletimin, magazinimin dhe ruajtjen e qepës në kushte frigoriferike besoj se çmimi do të rritet." ka deklaruar specialisti i mbrojtjes së bimeve, Anesti Stajo.
Fermerët paralajmërojnë protesta nëse nuk merret ndonjë masë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fieri e Vlora pa tregje, gjelat e detit shiten në akset nacionale! Fermerët: Vështirësi për t’i rritur, u shtrenjtua misri
15 Dhjetor, 07:50
-
Dumreja, zona me 1 milion rrënjë ullinj, vaji shitet në Itali! Fermerët ankohen për çmimin: Nuk mbulojmë dot shpenzimet!
8 Dhjetor, 14:03
-
I dënuar me 7 vite burg për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste drogë, arrestohet 54-vjeçari në Maliq (EMRI)
6 Dhjetor, 10:43
-
Aksident në aksin Korçë-Maliq/ Drejtuesi humb kontrollin e automjetit përplaset me murin
5 Dhjetor, 15:14
-
Nafta për fermerët, deri në fund të gushtit subvencioni arriti 3.9 milionë euro
5 Dhjetor, 07:50
-
Korçë/ Kishte humbur kontaktet me familjarët, 45- vjeçari gjendet i pajetë në mjetin e tij
4 Dhjetor, 16:53
-
E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që drejtonte zetorin (EMRI)
25 Nëntor, 19:18
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39
-
Maliq/ Zjarri shkrumbon banesën, shkak dyshohet shkëndija elektrike! Dëme të shumta materiale, s’ka të lënduar
21 Nëntor, 18:26
-
Sot dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve/ Të rinjtë marshojnë në Maliq: Na mbroni
19 Nëntor, 15:35
-
Aksident i rëndë në Maliq, furgoni përplaset me makinën! 7 të plagosur, njëri dërgohet te Trauma (VIDEO)
17 Nëntor, 07:56
Politikat per bujqesine ketu me duket se nuk po funksionojne
PërgjigjuUleni cmimin o "maliqer" fitoni pak e pak jo i pasur brenda nje sezoni.
PërgjigjuMOS MBILLNI NE KORCE VETEM QEPE,,E PATATE,,POR MBILLNI DHE GRURE,,MISER PER LOPET,,GROSHE,,ARRA,,BAJAME,,LAJTHI,SHEGE..
PërgjigjuPo PSE, ministri tju gjeje treg per mallin? Ministrtit kerkojini kanale vaditese e gjera tjera
Përgjigju