Ferrari hyn në Wall Street me 53 dollarë për aksion

/ATSH-AFP/ - Prodhesi italian i automjeteve sportive Ferrari hyn sot në bursën e Wall Street me çmimin e 53 dollarëve për aksion, sipas burimesh bankare.
Me këtë çmim, marka Ferrari, që synon të shesë 17,2 milionë aksione (9 për qind të kapitalit), shpreson të vlerësohet me rreth 10 miliardë dollarë.
Grupi italian i automobilave Fiat-Chrysler, që ka 90 për qind të aksioneve të Ferrarit (10 për qind që mbeten janë pronësi e Piero Ferrarit, djali i Enzo Ferrarit, që themeloi markën në vitin 1947), synon të përdorë këto fonde që do mbledhë gjatë këtij operacioni për financimin planit të tij ambicioz pesë vjeçar që parashikon shitjen e shtatë milionë veturave në vit.
Nga ana tjetër Ferrari e mban vullnetarisht të limituar numrin e automjetve të saj në rreth 7 000 vetura, por parashikon ta rrisë në 9 000 njësi në vitin 2019.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit