Kompania automobilistike italiane ka njoftuar se kërkon të punësojë pesë inxhinierë, në bazën e komapnisë në Maranello, Itali.
Gjithashtu, Ferrari ka njoftuar se është e interesuar për të punësuar edhe tre specialistë në fushën e marketingut dhe menaxhimit.
Për të aplikuar për një nga pozicionet vakante, mjafton të plotësosh online CV-në në faqen zyrtare të kompanisë, me të dhënat personale, arsimimin, eksperiencat e punës, gjuhët e huaja që zotëron, etj.
Pas kësaj procedure, në e-mailn tënd vjen një mesazh nga zyra e burimeve njerëzore të kopanisë së prodhimit të makinave luksoze: “Ne do të kujdesemi për të kontaktuar me ju në rast se mundësitë profesionale, përputhen me profilin tuaj profesional”.

Ndërsa, revista online “Car and Driver”, e specializuar në fushën e automobilizmit, shkruan se ka zbuluar pyetjet që aplikantët për inxhier përballen në intervistën e punës.
Sipas revistës, janë 10 pyetje të cilave çdo aplikant duhet t’u përgjigjet saktë. Madje “Car and Driver” publikon edhe edhe ato që sipas saj, janë përgjigjet e sakta.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
