TIRANË - Përfaqësuesi i AKIP, Lavdosh Ferruni ka qenë i ftuari i ditës sot në studion e “A1 Report”. Ai ka dhënë përgjigje për ndërtimin që po bëhet pas Universitetit Politeknik të Tiranës, për prishjen e parkut te Namazgjaja, të pemëve te Rruga e Elbasanit, Planin e ri Rregullues, i cili shton dendësinë e popullsisë në Tiranë, duke e bërë unikale në botë etj.
Ferruni i ka quajtur këto ndërhyrje arbitrare, arrogante, me mënyrën më vulgare, duke çuar fadromat, pa u konsultuar me komunitetin, të të tilla përmasave, që nuk kanë ndodhur ndonjëherë në Tiranë përveçse para 20 vjetëve. “Është e turpshme të ndodhin sot, kur ne pretendojmë të futemi në BE”, shtoi Ferruni.
Ai ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha se i ka dalë situata jashtë kontrollit dhe se duhet të japë dorëheqjen. “Basha vë firmë kudo ku i thotë kryeministri apo bizneset”.
Ferruni ka analizuar gjendjen në plazhet e vendit, të cilat këtë vit nuk kanë asnjë ndryshim për më mirë, si dhe ndotjen e ajrit, gjë që vjen kryesisht nga makinat dhe se këto mund të rregullohen me ndërhyrje fiskale.
Zoti Ferruni, si mund ta komentoni ndërtimin që po bëhet pas Universitetit Politeknik, si dhe prishje të të tjera gjelbërimeve në Tiranë?
Ky është një precedent shumë i rrezikshëm, se nëse vazhdohet me këtë mënyrë,duke këputur copa të ketij parku si te Rruga e Elbasnait, te universiteti nuk justifikohet edhe pse është instutucion akademik të presë hapësirë të gjelbër.
Nëse vazhdohet me këtë mënyrë nuk do jetë çudi që gjithë parku të konvertohet në hapësirë tjetër. Si te rasti i parkut Gize në Turqi. Dhe kjo nuk duhet lejuar. Qeveria e re, KRT që e ka provuar edhe pse nuk është komentuar si çështje.
Por është vendim arbitrar dhe duhet kaluar në proces ligjor dhe rehabilitim, siç ka qenë. Ka funksion çlodhës, rekreativ. Universiteti është ndërtesë me vlerë historike, turistike se është pjesë e kryeqytetit, pjesë e zonës historike të Tiranës.
Është përçudnim, që ngrihet një ndërtesë edhe më e lartë. Nuk janë veprime foshnjarake, por të liga, që për hir të interesave të një grupi ndryshojnë AND-në e qytetit.
Është një masakër, barbari. Kanë shfrytëzuar kohën që nuk janë studentët, se do të kishin një reagim studentor. Mund të tolerohet në fshat, por në mes të kryeqytetit pa leje ose me leje false, është skandaloze, është e papranueshme.
Edhe pse nuk ka status të veçantë, po ndërhyhet në mënyrë arrogante. Kjo vendimmarrje është e papranueshme në një shtet europian. Nuk ka ndodhur para periudhës që kur Basha po drejton kryeqytetin diçka e këtyre përmasave. Është shumë problem kjo.
Jam i bindur këto 2 vjet me çfarë po ndodh në qytet, duke parë Kopshtin Botanik, se si u prenë pemët dhe s’pati reagim nga kryetari i bashkisë apo në Rrugën e Elbasanit, se këta janë edhe vulgarë nga mënyra si veprojnë me fadroma, duke shkulur pemët.
Është thënë se ky gjelbërim do kompensohet?
Kjo teoria e kompensimit është hipokrizi e gjallë, nuk kompensohet liqeni i Tiranës. Nuk ka sens, i papranueshëm si argument. Edhe në Namazgjah u futën me eskavatorë. Argumente që tregojnë se kemi një kryetar bashkie, që nuk e ka në kontroll qytetin. Në një rast, ai s’kishte dhënë leje e dha pasi kishte nisur ndërtimi. Kryetarit ia çojnë dhe ai i firmos. Bën si i thotë kryeministi dhe bizneset dhe vetëm firmos. Ai duhet të japë dorëheqjen si kryetar bashkie.
Pa dashur të politizohet situata, si mendoni tani që Basha është kryetar partie, a do t'i bëjë dot të dyja?
Si kryetar partie jam indifferent. Jam i motivuar të di dhe kontribuoj se çfarë do bëhet nga qeveria e ardhshme, që do marrë mandatin në shtator. Jam i sigurt se pas Korpusit terrenin do ta shohim në vjeshtë, të reahabilituar siç ka qenë.
Kryebashkiaku ka thënë se do rrisim hapësirën e gjelbër, por po ndodh e kundërta, e paprecedentë kjo situatë. Të paktën mos vazhdoheshin të shtoheshin, siç është shprehur, por të prishen është totalisht e paparanueshme, duke pasur parasysh dendurinë e ndërtimeve, popullsisë.
Prerja e pemëve një mungesë totale vëmendjeje, është për fitime të shpejta të ndërtimeve për një grup njerëzish, ndërsa banorët do jenë të frustruar nga hapësira gri. Duke shtuar edhe katet shtesa këto kohët e fundit po ndërtohet si të jemi 20 vjet më parë; kjo është e papranueshme për një vend që do të hyjë në BE.
Gjendja e mjedisit në Shqipëri dhe importi i plehrave?
Nga pikëpamja mjedisore i papranueshëm dhe katastrofik në plan afatgjatë. Duhet të kemi një rilindje të gjithë ekonomisë së vendit, mjedisit. Gjëja e parë: ndalimi i importit të mbetjeve dhe të angazhohemi të pastrojmë vendin nga mbetjet e akumuluara. Të fillojmë nga ndalimi i importit të plehrave.
Sa të ndotura janë qytetet tona?
Ndotja e ajrit është problem në qendrat urbane në qytete si Tirana, Elbasani, Vlora, Durrësi, Shkodra. Kjo kërkon ndërhyrje, vërtet me plan afatgjatë, se ka të bëjë me zhvillimin e territoreve, plane që janë në proces, që duhet të marrin në konsideratë edhe ndotjen e ajrit. Ndotja tek ne është kryesisht nga trafiku i makinave, jo nga ndotja industriale. Politika fiskale e rëndësishme nga ndotja e makinave të vjetra kompatibël dhe me vende të tjera të BE.
Ndaj planit rregullues shumë kritik, se ka në vetvete një çështje shumë madhore, që e ka trajtuar në mënyrë të gabuar. Stimulon dendësi më të madhe të Tiranës. Në Tiranë kemi nivele disa herë më të mëdha të dendësisë së popullsisë. Tek plani i ri mendohen ndërtime të reja në hapësira të gjelbëra dhe këto do bëjnë që popullsia të shkojë 25 mijë banorë për km kator. Nuk ka qytet në botë me këtë dendësi. Dhe ta parashikosh këtë masakër me plan do të thotë që, duhet riparë konform standardeve të BE-së.
Plazhet këtë vit a duken më të pastër se vitete kaluara?
Më duket e njëjta gjendje, e njëjta histori si shumë viteve. Janë në process disa investime për impiante filtrimi. Ujërat e zeza, tualet portative, plehrat, djegia e plehërave. Nuk kemi përmirësim. Uroj që vitin tjeterë të kemi pamje tjetër dhe puna të nisë që në vjeshtë dhe dimër. Në jug ka njëlloj pastërtie në dukje, por problemet janë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Prerja e pemëve, Lame: Me dokumente falso