TIRANE - Të kesh një problem urgjent për të zgjidhur, në institucionet shtetërore ditën e 8 marsit, vështirë se e përfundon. Kjo sepse në administratë këtë ditë nuk gjen asnjë punonjëse femër.
Në njësinë bashkiake numër 8 dhe numër 9 në kryeqytet, dje dyert e gjendjes civile dhe të zyrës së informacionit, ishin të bllokuara totalisht dhe aty nuk gjeje askënd për të shërbyer. Ndërsa përgjigja që merrje nga të paktët punonjës meshkuj që gjeje nëpër zyra ishte “Sot nuk ka njëri, se kanë dalë gratë për të festuar”.
Në zyrën e informacionit të njësisë bashiake nr.9, rreth orës 12, nuk gjeje askënd që të jepte një përgjigje. E njëjta situatë ishte edhe në gjendjen civile të njësisë bashkiake nr.8, askush nuk ishte në zyrë, dhe dyert e saj ishin të mbyllura. E.D qytetare e cila është pjesë e njësisë bashkiake numër 8 na thotë “Shkova në gjendjen civile të njësisë bashkiake numër 8, se me duhet të merrja një vërtetim për të nxjerrë pasaportën.
Por nuk gjeta askënd. Duke filluar që nga zyra e informacionit deri te zyra e gjendjes civile” tregon qytetarja. Ajo thotë se përgjigja që i kanë dhënë nga të pakëtit punonjës meshkuj që ishin aty ishte “Sot nuk mbaron dot punë se nuk janë gratë në punë, kanë ikur. Hajde të hënën”.
Kurse F.M një tjetër banore e njësisë bashkiake numër 8 thotë “ Në këtë njësi kur ka festa që nuk janë ditë pushimi, sipas kalendarit zyrtar kështu bëhet gjithmonë. Edhe në 8 Mars, edhe në 14 Shkurt, nuk përfundon kurrë punë. Plus sot ( dje), që është edhe e premte ata e mbyllin orarin e punës jo më 16:00, por më 12:00.
Me pak fjalë në administratë, po nuk shkove të paktën pesë herë për një punë, nuk zgjidh asgjë” thotë qytetarja. Problemi i mosfunksionimit të institucioneve shtetërore ditën e 8 Marsit ka prekur edhe Drejtorin e Policisë së kryeqytetit. “Sot nuk ka asnjë dokument për pasaporta, sepse nuk kanë ardhur verifikimet. Ngaqë gratë nuk janë sot, e kanë pushim”, thotë një punonjës policie.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.032013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com