Festa e Fiter Bajramit,besimtarët
festojnë në të gjithë botën

Festa e Fiter Bajramit,besimtarët<br />festojnë në të gjithë botën
Këtë të dielë muslimanët në të gjithë botën kanë festuar Fiter Bajramin, i cili shënon fundin e muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Gjatë këtij muaj besimtarët kanë agjëruar në shenjë sacrifice dhe përkushtim ndaj Zotit.

Kjo festë e shejntë për myslimanët vjen pas muajit të Ramazanit, një prej pesë shtyllave të Islamit, ku besimtarët agjëruan, duke ju përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit të tyre, Zotit.

Festa zgjat disa ditë dhe parashikon blerjen e rrobave të reja, shkëmbimin e dhuratave, si dhe vizita te familjarët e miqtë.

Në disa shtetet  Bajrami festohet për tri ditë me radhë ndërsa në disa të tjera  mund të festohet nga 1 deri në katër ditë.Presidenti sirian, Bashar al-Assad i kreu lutjet për festën e Bajramit të Madh në Hamà, hera e parë që zhvendoset kaq larg brenda Sirisë që prej nisjes së luftës civile.

Ajo cka është interesante për këtë vit është fakti  se për herë të parë që nga viti 1996 Shtëpia e Bardhë në SHBA me në krye Donald Trump nuk do të shtroj darkë në nder të kësaj feste.

[gallery]22811[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve