Muslimanët në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Kjo festë e shejntë për myslimanët vjen pas muajit të Ramazanit, një prej pesë shtyllave të Islamit, ku besimtarët agjëruan, duke ju përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit të tyre, Zotit.
Por ky muaj i sakrificës i ka gjetur besimtarët muslimanë në shumë vende të botës të përçarë e mes konflikteve.
Muslimanët në Jeruzalem, Bregun Perëndimor dhe Gaza u lutën dhe vizituan varret e të dashurve në prag të Fitër Bajramit, ndërkohë që liderët e autoriteteve të Palestinës dhe Izraelit po përgatiten për rifillimin e bisedimeve të paqes.
Ndërsa në Kajro, egjiptianët u mblodhën për t’u lutur në sheshin “Tahrir”, vendi i protestave dhe përleshjeve pas rrëzimit të Mohamed Morsi më 3 korrik.
Presidenti i përkohshëm Adli Mansour, përmes një mesazhi për popullin tha se Egjipti ndodhet në rrethana kritike dhe se qeveria do të vazhdojë me planin e saj për të mbajtur zgjedhje të reja brenda nëntë muajve.
Po ashtu, në një kamp refugjatësh në Jordani, sirianët u falën për të shënuar festën e Fiter Bajramit. Rreth 1.7 milionë sirianë janë detyruar të kërkojnë strehim në vendet fqinje për shkak të konfliktit civil në Siri.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com