Festa e FRESSH, PS si “TIME”
Homazh protestuesve shqiptarë

Festa e FRESSH, PS si “TIME”<br />Homazh protestuesve shqiptarë
TIRANË - Partia Socialiste do të festojë në një mënyrë të re 20 vjetorin e krijimit të FRESHSH, një strukturë në dukje në harresë prej disa vitesh në PS.
Axhenda e festimeve të kësaj dite është bërë publike në një mënyrë gjithashtu të re nga sekretari për rininë Erion Veliaj. Ai ka folur për ekranin e ri të Partisë Socialiste, PSTV, një mënyrë e re kjo e menduar nga drejtuesit e selisë rozë për të qenë më koherentë në qëndrimet mediatike të ditës.
Veliaj ka pohuar se mes të tjerash më 15 Janar, ditën e krijimit të Forumit rinor socialist do të mbahet një takim i zgjeruar brezash mes themeluesve dhe pasuesve të Lëvizjes Rinore.

“E gjithë dita 15 janar do të jetë një “pushtim” i Tiranës nga të rinjtë e të gjithë Shqipërisë. Në Pallatin e Kongreseve në orën 10. 30 do të mblidhen figura publike që kanë frymëzuar të rinjtë. Themeluesit e Lëvizjes Rinore 91 – 92 do të takohen me pasuesit e tyre”, sqaron Veliaj për PSTV.

Më pas sipas tij, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të hapët ekspozita “Me protestuesit shqiptarë”, një model ky i parë këto ditë nga revista “Time”.
“Këto 6 vjet qeverisje janë të mbushur me protesta. Ndaj, ne do t’i kushtojmë vëmendje këtij momenti”, tha Veliaj.

PROGRAMI, NIS TURI NË RRETHE
Në orën 17 tek Akademia e Arteve socialistët do të mblidhen në një takim për programin qeverisës, sidomos për të rinjtë. Veliaj ka deklaruar se pas Tiranës, propozimet për përmirësimin e programit, tashmë të bërë publik nga vetë kryesocialisti Rama do të vazhdojnë me takimet me të rinjtë në disa qytete të vendit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale