Festat e fundvitit, ja masat e marra nga policia e Elbasanit

Festat e fundvitit, ja masat e marra nga policia e Elbasanit

Drejtoria e policisë së Elbasanit

Në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e festave të fundvitit, policia e Elbasanit njofton se është hartuar një plan i fortë masash për kontrollin, garantimin dhe rritjen e sigurisë në komunitet për natën e festës së ndërrimit të viteve.

Në njoftimin e saj policia e Elbasanit informon se me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, është hartuar një plan masash në të cilin janë përcaktuar objektivat dhe detyrash për këtë fundvit, nëpërmjet të cilave synohet: rritja e sigurisë së komunitetit, parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë nga strukturat e policisë.

Gjithashtu policia njofton se për garantimin dhe ruajtjen e qetësisë publike janë hartuar një plan masash për sigurimi në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Ndërkohë, bëhet e ditur se do të ketë një të prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale. Mes masave të marra

Sipas njoftimit masa janë marrë edhe për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan 

Masat e marra nga Policia e Elbasanit për të siguruar mbarëvajtjen e  festës së  ndërrimit të viteve. 

Policia e Elbasanit  me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, ka marrë një sërë masash shtesë për të siguruar mbarëvajtjen e festës së ndërrimit të viteve.

Është hartuar një plan masash në të cilin janë përcaktuar  objektivat dhe detyrimet për strukturat e saj për këtë fundviti, nëpërmjet të cilave synohet: Rritja e sigurisë së komunitetit, Parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë nga strukturat e Policisë

Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore

Rritjen e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale

Forcimi i masave për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese. 

Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshet publike, Qendra Tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë