‘Festa e grurit’ në Fier, u festua dalja e bukës së re! Kosto e lartë për grurin, fermerët shtojnë tokat me misër

Fermerët e Fierit kanë festuar daljen e bukës së re. Ashtu si shumë prej nesh e kujtojnë periudhën e korrjeve dhe shirjes, në përfundim të saj bëhet një festë tradicionale, Festa e Grurit dhe ajo u mbaj në fshatin Pojan.

Por edhe fermerët e Fierit e kanë nxjerrë me mund e shqetësime buka e re. 

“Aplikuam për naftë, s’na kanë dhënë.”

“Kam 10 hektarë e kam me qera dhe asnjë litër naftë s’kam marrë,”

“Gruri do e lë ta hajë miu, 35 mijë lekë kuintali e shesim.”

“25 mijë lekë dynymi është vlera e shpenzimit.”

“E marr naftën në treg, kostoja e lartë dhe fermerët nuk kanë interes të mbjellin.”

“Subvencioni i naftës është një përfqindje e vogël.  Naftën e merr fermeri jo ai që korr grurin...”

Kultivuesit e drithërave veçojnë se këtë vit ata kanë vënë re se është shtuar interesi i bujqve për të shtuar tokat e mbjella me misër. Sipas tyre është dyfishuar sipërfaqja e mbjellë me misër.

“Ka interes të shtuar për mbjelljen e misrit, është dyfishuar sipërfaqja e  mbjellë me misër.”

 Shqetësimet e fermerëve ishin të njohura edhe për kryebashkiakun e Fierit Armand Subashi dhe deputetin Taulant Balla sipas të cilëve Ministria e Bujqësisë është në dijeni të problematikës. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona