Festa e Halloween kthehet traditë në Shqipëri, të rinjtë e maskuar mbushin rrugët e kryeqytetit

Festa e Halloween, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme, tashmë është kthyer në traditë në Shqipëri.Të rinjtë e maskuar ndezën atmosferën në kryeqytet deri në orët e para të mëngjesit. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme, ishin elementët mbizotërues gjatë mbrëmjes që lamë pas.

Në zonën e ish-Bllokut dhejtra të rinj e të reja me fytyra të pikturuara mbushën baret dhe clubet, duke i dhënë kësaj feste përmasa më të mëdha.Aktiviteti më interasant për festën e Halloween u organizua nga disa të rinj, në një prej urbanëve të kryeqytetit. Dhjetra të rinj të maskuar, vendosën që të festojnë në autobus, duke ndjekur itinerarin Tiranë-Durrës. Maska, muzika e lartë dhe fytyra të pikturuara e kishin transformuar urbanin, ndërsa të shumtë ishin personat që prisnin jashtë për tu bërë pjesë e këtij organizimi.

Për Report Tv, organizatori i kësaj feste Artemis Zogaj, u shpreh se vendosën që këtë festë ta festonin ndryshe nga çdo vit tjetër, duke shmangur klubet dhe baret e Tiranës. “Ku nuk kemi bërë party, në club kemi bërë, në shesh kemi bërë, gjithandej, thamë ok do bëjmë festë në autobus. Po të ngremë një skenë jashtë autobusit, bie ideja e bus party”, komentoi Zogaj. 

Ndërsa të rinjtë që ishin pjesë e festës, u shprehën mjaft entuziastë, duke theksuar se kjo ishte një prej festave më të veçanta për ta.  “Shumë shtete kanë kultura të ndryshme, por kjo festë largon shpirtrat e këqinj, e prandaj ne bëhemi si shpirtra të këqinj, të bashkohemi me ata dhe t’i largojmë. Kjo është një festë në autobus, dhe do të jetë një festë mjaft interesante”, u shpreh njëri prej të rinjve.

Të rinjtë u nisën nga Tirana rreth orës 21:00 të mbrëmjes, ndërsa gjatë udhëtimit do të ndalonin në disa vende të ndryshme. Si për çdo festë rrugët e kryeqytetit u dyndën nga makinat duke krijuar edhe një lloj kaosi ne trafik por megjithatë për policinë e shtetit festa e Halloëeenit është një ditë intensive pune.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 01/11/2018 20:11

    Une se kuptoj pse shqiptaret majmuna imitojne cfare ben bota. Nga kush e nxoren hallween si feste???? As vete njerezit nuk e dine nga vjen ???? Mos u beni kopje e te tjereve. Lejeni festen aty ku e ka vendin e traditen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë