Festa e karnavaleve, fshati Nartë
feston me këngë, valle dhe humo

Festa e karnavaleve, fshati Nartë<br />feston me këngë, valle dhe humo
VLORË- Në fshatin Nartë të Vlorës çdo vit si një shenjë mirëseardhjeje të ditëve verore, organizohen karnavalet, një festë kjo që tashmë bashkon komunitetin e kësaj zone në fshatin që po braktiset. 

Tipike të kësaj feste janë maskat e shumat, të cilat përfshijnë nga figura të njohura popullore e deri tek kafshët apo personazhe filmash vizatimorë.

Përveç veshjeve, në këto karnavale janë karakteristike vezët e kuqe të Pashkës, të cilat shpërndahen nëpër familje të ndryshme.

Banorët e Nartës, por edhe të zonave përreth grumbullohen në qendër të fshatit, teksa këto pamje japin në një tablo të qartë të atmosferës që krijon kjo festë, ku vallja, humori dhe hareja janë sinomim i kësaj festë.

Kjo ngjarje është tejet atraktive edhe për emigrantët, të cilët rikthehen posaçërisht për të por edhe turistë italianë që shprehen tejet të entuziasmuar për pjesmarrjen në këtë feste.

Sipas banorëve dhe gjatë rregjimit komunist ku të tilla festa u ndaluan, karnavalet në Nartë bëheshin edhe fshehurazi.

Festa pagane e Karnavaleve në fshatin Nartë vazhdon tre ditë me radhë, që nga e diela e madhe e Pashkëve deri të Martën në mbrëmje.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare