Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, uroi Presidenti Bajram Begaj të gjithë besimtarët e krishterë pas një vizite në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”
“Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin, por mbi të gjitha të mirëkuptojmë ata që janë më të dobëtit. Të jetë krishtlindje e mbushur me besim, begati. Uroj vit të ri sa më të mbarë për të gjithë shqiptarët”, tha Begaj.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale me një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, uroi të gjithë besimtarët që e festojnë.
‘Gëzuar Krishtlindjen’, ishte mbishkrimi i kreut të qeverisë.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi uroi nga Korça duke e quajtur kryeqytetin e Krishtlindjes.
"Të gjithë gëzojnë me njëri tjetrin e sidomos në këtë periudhë, ka shumë nevojë gjithë shoqëria shqiptare për mesazhe si ato që sjell Krishtlindja për paqe dhe vllazëri ndërmjet të gjithëve”, tha Peleshi.
Kryebashkiaku i paraburgosur Erion Veliaj shkruajti në një mesazh në rrjetet sociale se festat e fundvitit janë një dritë shprese edhe në momente të vështira.
“Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri”, shkroi Veliaj.
Edhe drejtuesit e opozitës urimin e bënë nga Kisha “Ngjallja e Krishtit”
“Kjo është një ditë e madhe, jo vetëm në historinë e krishtërimit, por edhe në historinë e qytetërimit botëror dhe qytetërimit perëndimor, në veçanti”, tha Berisha.
Nga paraburgimi një mesazh urimi e pati edhe Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me lutjen që “Krishtlindja të jetë një burim frymëzimi për më shumë solidaritet, dhembshuri e mirësi, për drejtësi e përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit”.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes nga Korça, ku dhe e ka cilësuar si kryeqyteti i Krishtlindjeve.
Peleshi theksoi se shoqëria shqiptare ka sot më shumë se kurrë nevojë për mesazhe paqeje dhe harmonie, mesazhe që përcillen gjatë kësaj feste.
“Është kënaqëi që të uroj të gjithë shqiptarët nga vendlindja ime.Krishtlindja në Korçë festohet më bukur se kudo tjetër. Korça është kryeqytet i Krishtlindjes dhe më vjen shuumë mirë që këtë vit është frekuentuar si gjithmonë nga qytetarë nga i gjithë vendi që gëzojnë me njëri-tjetrin, sidomos në këtë periudhë shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për mesazhet që sjell Krishtlindja, për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve”, tha Peleshi.

Një urim i veçantë për Krishtlindje ka ardhur nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një grafikë të skenës së Lindjes së Krishtit, realizuar në fillim të viteve ’90 nga i ati, Jorgaq (Gaqo) Gogu.
“Gëzuar Krishtlindjen! Këtë skenë të Krishtlindjes e ka vizatuar im atë, Jorgaqi (Gaqo), në fillim të viteve ’90; ai nuk është më mes nesh, por kjo grafikë më kujton se dashuria nuk largohet kurrë, por lë gjurmë dhe na mban fort “, shkruan ministri.
Duke reflektuar mbi domethënien e Krishtlindjes, Gogu, besimtar i krishterë protestant, thekson se kjo festë simbolizon afrimin e Perëndisë me njerëzit për të sjellë dritë aty ku ka errësirë.
“Sot festojmë se Perëndia na u afrua jo si ide, por si Njeri: Ai hyri në historinë tonë për të nisur ripërtëritjen, që të mos mbetemi rob të errësirës, fajit apo dëshpërimit', tha ai.
Urimi i tij mbyllet me një mesazh paqeje dhe shprese.
“Uroj që kjo Krishtlindje t’ju sjellë paqe në shtëpi, butësi në zemër dhe guxim për të nesërmen, sepse mëshira e Perëndisë e nis rishtas jetën, edhe aty ku ne shohim vetëm zbrazëti.”
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes nga Katedralja “Ngjallja e Krishtit”.
Blushi uron në emër të tij dhe të kreut të PL-së Ilir Meta, sa më shumë mirësi, lumturi e begati në çdo familje shqiptare.
“Në emër të Partisë së Lirisë, të Presidentit Meta dhe në emrin tim personal, ju uroj sot të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar:
Gëzuar Krishlindjen!
Sa më shumë mirësi, lumturi dhe begati në çdo familje shqiptare!
Lindja e Krishtit është lindja e shpresës për ditë më të mira që patjetër do të vinë dhe le të lutemi, por në veçanti, le të përkushtohemi që Krishtlindjen e ardhshme të gjithë shqiptarët ta festojnë në liri, në dinjitet dhe në begati .
Të çliruar njëherë e përgjithmonë nga ky sekt antifamilje dhe anti-Zot.
Faleminderit!”, tha Blushi.
Presidenti Bajram Begaj uroi të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindjen nga Katedralja “Ngjallja e Krishtit”. Begaj tha se kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin dhe uroi një Krishtlindje të mbushur me begati.
“Kënaqësi që nga këtu të uroj besimtarët e krishterë, gëzuar krishtlindjen, është ditë e shenjtë që shënjon vlerat më të larta të besimit, dashurisë dhe solidaritetit. Vlera që përfaqësojnë identitetin tonë dhe atë çfarë ne njihemi botërisht, bashkëjetesës dhe harmonistë ndërfetare. Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin, por mbi të gjitha të mirëkuptojmë ata që janë më të dobëtit. Të jetë krishtlindje e mbushur me besim, begati. Uroj vit të ri sa më të mbarë për të gjithë shqiptarët”, tha Begaj.

Në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, ku Krishtlindja festohet me buzëqeshje, përqafime dhe momente gëzimi për 138 fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet sociale- përmes nismës së MSHMS “Një dëshirë, një arsye për të buzëqeshur”, mbështetur nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.
Veliaj uron që kjo virgjilje festash t’i gjejë të gjithë qytetarët të bashkuar, në paqe dhe të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
“Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri.
Uroj që çdo familje të ndjejë ngrohtësinë e bashkimit, që çdo zemër të mbushet me paqe dhe që Viti i Ri të na gjejë më të fortë, më solidarë dhe më të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Le ta mbajmë ndezur shpresën, sepse kur jemi bashkë, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi. Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit 2026 plot dritë e optimizëm!”, shkruan Erion Veliaj.
Komente










Mjeranet perballe Zotit/Krishtit7e Moralit Hyjnor e Ligjor shfaqen e rezultojne edhe me shyúme MJERANE!
PërgjigjuCfare lidhje kane keto 'kufoma politike qe ecin' me Jezu Krishtin, e me tej, me Zotin?!
Përgjigju