Festa e Kurban Bajramit, mijëra besimtarë mbushin sheshet e xhamitë në të gjithë vendin, Kreu i KMSH: Të shpërndajmë sa më shumë dashuri

Festa e Kurban Bajramit, mijëra besimtarë mbushin sheshet e xhamitë në të gjithë vendin, Kreu i KMSH: Të shpërndajmë sa më shumë dashuri

Besimtarët në Sheshin Skënderbej

Kjo e martë është dita më e shenjtë për besimtarët myslimanë, të cilët kremtojnë sot Kurban Bajramin. Ceremonia nisi herët në mëngjes, ku, ndryshe nga një vit më parë, qindra besimtarë myslimanë falën namazin në Sheshin Skënderbej dhe dhjetëra të tjerë festojnë dhe kryejnë faljet në çdo qytet të vendit.

Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, në fjalën e e vui theksin te familja, si bërthama e shoqërisë, ku tha se duhet të kthehet vëmendja dhe të ketë reflektim, ndërsa kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

Pas faljes, besimtarët e pranishëm shkëmbyen mesazhe të shumta urimi ndërmjet tyre. Kurban Bajrami festohet sot në gjithë vendin, ku në mëngjes herët, në qytetet kryesore besimtarët u falen duke iu drejtuar Zotit me  lutje për më shumë paqe dhe harmoni. 

Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për të gjithë botën islame. Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me zotin.

'Report Tv' dhe 'Shqiptarja.com' urojnë të gjithë besimtarët gëzuar festën e Kurban Bajramit.

 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:55
Kurban Bajrami në Lushje/ Kryetarja e Bashkisë: Kjo ditë na jep mesazhin e miqësisë dhe bashkëpunimit

 

Kryetarja në detyrë e bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa e shoqëruar nga deputetet Lindita Buxheli e Bujar Çela si dhe administrata kanë vizituar xhaminë e Lushnjes me rastin e festes se Kurban Bajramit. Pas pritjes në xhami dhe urimeve reciproke, kryetarja e bashkisë ka pasur dhe një urim për gjithë besimtarët.

“Gëzuar sot Kurban Bajramin, një festë e cila manifeston vlerat e njerëzve që nuk i kemi në përditshmëri, tolerancën mirënjohjen, dashurinë, në këtë ditë ne japin mesazhin e miqësisë dhe bashkëpunimit me njërit tjetrin, iu uroj gëzuar Kurban Bajram, begati dhe mirëqenie në familje”, ka uruar Sefa.

Ora 09:08
Besimtarët në Shkodër festojnë Kurban Bajramin, Myftiu: Ka iniciativa dashakeqe që tentojnë të përçajnë myslimanët

 

Besimtarët mylismanë në Shkodër ashtu si në mbarë globin kanë kremtuar sot Festën e Kurban Bajramit. Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit në Shkodër është mbajtur në xhamitë e qytetit. Falja e Bajramit është drejtuar nga Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari i cili në fjalën e tij para besimtarëve u ndal te rëndësia e kësaj feste për mbarë myslimanët.

Megjithatë,  nga ana tjetër Myftiu i Shkodrës u ndal edhe tek iniciativat dashakeqe që duan të përcajnë myslimanët ndërkohë që deklaroi se sot myslimanët janë të papërfaqësuar.

Ai ka ftuar mbarë besimtarët që të besojnë në kura´anin famëlartë dhe tek porositë e profetit Muhamed (a.s)…..

Festa e Kurban Bajramit, është festa e sakrificës, mirësisë dhe devocionit. Në këtë festë, përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është mishi i therur për këtë festë. Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Ora 08:23
Kreu i KMSH-së: Ky Bajram e gjen Shqipërinë më mirë

 

Në një dalje për mediat, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimanë, e ndërsa tha se pas një kohe të vështirë për vendin, pas tërmetit dhe pandemisë, Shqipërinë ky Bajrami e gjen më mirë.

“Zoti në fjalën e tij shprehet ne ju kemi krijuar nga një mashkull dhe femër që të njiheni dhe të bashkëpunoni me njëri tjetrin, kjo është festa që ne shqiptarëve dhe myslimanëve duhet të na bashkojnë, të bashkohemi me familjet tona, bota është e të gjithë neve dhe ta kalojmë në paqe dhe begati me të gjithë, duke besuar te Zoti. Shqipërinë ky Bajram e gjen më mirë, se fatkeqësitë së tërmeti dhe pandemia kanë kaluar, shpresojmë që besimtarët myslimanë të kenë mundësi të kryejnë ritet e haxhit”, tha për mediat, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

Ora 08:02
Festa e Kurban Bajramit, besimtarët mbushin sheshet e xhamitë në të gjithë vendin, falen për paqe dhe harmoni

Kurban Bajrami festohet sot në gjithë vendin, ku besimtarët myslimanë i janë drejtuar xhamive e shesheve kryesore të qyteteve për të falur namazin, ndërsa kanë kërkuar më shumë paqe e harmoni.

Në Vlorë ceremonia e faljes së Kurban Bajramit  nisi herët në mëngjes, ku dhjetëra  besimtarë myslimanë falën namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit. Kreu i Myftinisë së rrethit  Vlorë, Armand Asllani, në fjalën e tij theksoi dhe kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

Në Fier, në orët e para të mëngjesit, besimtarët kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urime për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Namazi u fal në orën 07:10, ndërsa ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli. Ai përcolli mesazhin  për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, e sidomos për më shume besim, duke konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Zoti.

Ne Berat, falja e namazit është organizuar në pedonalen e qytetit, ku qindra besimtarë myslymanë kane kryer faljen e kurban Barjamit. Faljen e namazit e beri imam Ainald Mali.

Në Lushnje, falja e namazit është mbajtur në sheshin kryesor të qytetit para bashkisë. Në këtë ditë të shënuar për fenë islame, faljen e drejtoi imami i xhamisë, Genti Hyka.

Edhe në Kukës besimtarët janë bërë bashkë për të falur Kurban Bajramin  Besimtarët myslimanë kanë falur Kurban Bajramin në dy xhamitë e qytetit dhe në fshatra. Myftiu Fation Isufi ka drejtuar faljen e Kurban Bajramit në xhaminë kryesore të qytetit ndërsa përcolli edhe urimet për gjithë besimtarët mysliman. Pas faljes, besimtarët uruan për fat e mbarësi.

Falja e Namazit në Durrës u krye në sheshin para xhamisë së madhe në qendër të qytetit bregdetar. Imami Ervin Qylafku bëri thirrje për dashuri e paqe mes njerëzve.

 

 

Ora 07:51
Festa e Kurban Bajramit, kreu i KMSH uron besimtarët: Të kthejmë vëmendjen te familja, të shpërndajmë sa më shumë dashuri

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka përcjellë urimin për të gjithë besimtaret myslimanë për festën e Kurban Bajramit, dita më e rëndësishme në kalendarin mysliman.

Nga Sheshi 'Skënderbej', ku u mblodhën me qindra besimtarë për faljen e namazit, Spahiu kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

Ai e vuri theksin te familja, si bërthama e shoqërisë, ku tha se duhet të kthehet vëmendja dhe të ketë reflektim, ndërsa kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

"Të dashur motra dhe vëllezër, sot jemi mbledhur për të festuar Kurban Bajramin, festa që simbolizon dashurinë e njeriut ndaj Zotit të Gjithësisë. Kjo festë mbart kuptim dhe vlera të larta. Festat në Islam nuk janë festa konsumi, janë adhurim dhe gëzim njëkohësisht, Kurban Bajrami është festa që na kujton se sa e lartë duhet të jetë devocioni i njeriut ndaj Krijuesit të gjithësisë. Jeta e njeriut është një rrugë kalim nga kjo botë për në botën e përtejme. Në shoqërinë e sotme moderne, jeta është shumë e vrullshëm, ngut për të arritur gjëra materiale edhe pse e dimë që ato nuk do i mbeten askujt. Dua të sjellë në vëmendje lënien në harresë të familjes, ditë si kjo e sotmja duhet të shërbejnë për të reflektuar. Ne shohim se si rastet te dhunës në familje rriten, kjo është e papranueshme, fjala divorc po kthehet në diçka normale për çiftet. Shqetësuese është sjellja ndaj prindërve. Mos i lini vetëm, kujdesuni për ta.  Këto fenomene janë kambanë alarmi të asaj që po vjen, ne e kemi detyrim ta ndalim atë, nuk ka rrugë tjetër përveç kthimit të vëmendjes te familja. Ne duhet ta ruajmë me fanatizëm familjen. Familja është bërthama e shoqërisë njerëzore. Ushqeni dashuri ndaj njëri-tjetrit, t'i lutemi Zotit të na udhëzojë në rrugën e drejtë", tha ai. ”, tha Spahiu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • puh: 20/07/2021 18:04

    dhe thone pse heziton europa per keta?

    Përgjigju
  • monda: 20/07/2021 06:49

    dhe kovidin w shperndajne klubet e nates... ah pika qe si bie rames dhe komitetit

    Përgjigju
  • Artan: 20/07/2021 06:12

    Festa e Arabise Saudite, jemi bo si vendet e lindjes se mesme. Ka marre fund cdo gje. Gjithe bota po largohet nga fetë, injorantet tanë bejne shfqe te shemtuara mes qyteteve sikur te ishim vend arab.

    Përgjigju
    • Agjenti: 20/07/2021 12:46

      Pellazg mo

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen