Ndryshe nga vitet më parë "Festa e Midhjes" në këtë edicion u organizua në qytezën e Ksamilit.
Këtë vit ka qenë kulinari Neranxi e cila ka organizuar festën e Midhjes dhe ka ofruar gatime të ndryshme për vizitorët.
Kuzhinierët e Kulinarisë Neranxi kanë ofruar edhe gatime tradicionale të midhjes së Sarandës.
Qytetarët nga ana e tyre janë shprehur se këtë vit gatimet kanë qënë shumë të mira, sidomos ato të Midhjes.
Në këtë festë nuk kanë munguar edhe këngët e vallet.
Edhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka vizituar festën e Midhjes, ku u shpreh se Midhja e Sarandës është unikale.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)